Ratech Logo

Rreth nesh

Ne jemi partneri juaj i besuar për siguri, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm

Themeluar

2007

Kryefjala

Shërbimi

Standarde

ISO Certified

Ekspertizë

19+ vjet

Themeluar

2007

Kryefjala

Shërbimi

Standarde

ISO Certified

Ekspertizë

19+ vjet

Misioni dhe vlerat

Vizioni ynë është të jemi ofruesit më të mirë të shërbimit për klientët tanë

Në RATECH, misioni ynë është të sjellim inovacion dhe të frymëzojmë klientët, duke u ofruar zgjidhjet më të avancuara dhe më të besueshme për sigurinë e tyre. Këtë mision e realizojmë përmes njerëzve tanë, produkteve të përzgjedhura me kujdes dhe proceseve efikase të punës.

Si integrues sistemesh të mëdha, ne ndërthurim produkte, teknologji dhe sisteme të ndryshme nga partnerë të besuar në mbarë botën, për të ofruar zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti. Në këtë proces na udhëheq inovacioni, integriteti, partneritetet e forta dhe dëshira për t'i shërbyer klientit, prandaj jemi në gjendje të dëgjojmë me kujdes, të përgjigjemi për çdo kërkesë dhe të punojmë për të vendosur standarde më të larta në fushën e sigurisë në Shqipëri.

Historia jonë

RATECH u themelua në vitin 2007 dhe aktiviteti i tij i parë ishte shitja e kamerave të sigurisë dhe realizimi i projekteve të vogla CCTV. Sot, si një integrues sistemesh të mëdha, ne punojmë me projekte të shumta në industri të ndryshme dhe bashkëpunojmë me furnitorët lider në mbarë botën.

STANDARDE PROFESIONALE

Proceset e punës në kompaninë tonë dhe shërbimet që ne ofrojmë për klientët janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të certifikimit. Ne kujdesemi që t'i njohim këto standarde, t'i aplikojmë ato në përditshmëri dhe të kemi në çdo kohë certifikimet e nevojshme për t'u krijuar klientëve dhe partnerëve tanë sigurinë për cilësinë e punës sonë.

RATECH mbështetet në sisteme menaxhuese që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në efiçencën e proceseve të punës, kënaqësinë e klientëve, motivimin e punonjësve dhe rritjen e produktivitetit.

RATECH mban këto certifikime sipas standardeve ndërkombëtare:

ISO 9001:2015

ISO 9001:2015

Sistemi i menaxhimit të cilësisë

ISO/IEC 20000-1:2018

ISO/IEC 20000-1:2018

Teknologjia e informacionit – Sistemi i menaxhimit të shërbimeve

ISO/IEC 27001: 2013

ISO/IEC 27001: 2013

Teknologjia e informacionit – Sistemi i menaxhimit të sigurisë së informacionit

ISO 22301:2012

ISO 22301:2012

Siguria shoqërore – Sistemi i menaxhimit të vazhdimësisë së aktiviteteve

ISO 50001:2018

ISO 50001:2018

Sistemi i menaxhimit të energjisë

PAS 99:2012

PAS 99:2012

Sistemi i menaxhimit të integruar

ISO 14001:2015

ISO 14001:2015

Sistemi i menaxhimit të mjedisit

OHSAS 45001:2018

OHSAS 45001:2018

Sistemi i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë

RATECH është mbajtës i këtyre licencave profesionale:

NP-11/A

Ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linja e TN e të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë

NS-5/A

Impiante të sinjalistikës ndriçuese të trafikut

NS-13A

Impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni

NS-14E

Impiante të brendshme elektrike, telefoni, radiotelefoni, TV, etj

RATECH është mbajtës i certifikatës së sigurimit industrial (CSI) dhe një numër punonjësish në pozicione kyçe janë të pajisur me certifikatë të sigurimit të personelit (CSP), lëshuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

CSI CERTIFIED
CSP STAFF

Gati për të siguruar të nesërmen?

Na kontaktoni sot për një konsultë rreth zgjidhjeve tona të integruara.