Instalime elektrike, ndriçim dhe rrjete
Zgjidhje të plota për instalime elektrike, sisteme ndriçimi, rrjete LAN dhe infrastrukturë të rrymave të dobëta, të projektuara për funksionim të sigurt, të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
RATECH ofron projektim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve elektrike dhe rrjeteve teknologjike për ndërtesa komerciale, industriale, institucionale dhe rezidenciale. Në punën tonë kombinojmë sigurinë elektrike, organizimin teknik dhe përshtatjen me nevojat reale të çdo objekti.
Të gjithë komponentët, nga furnizimi elektrik dhe panelet shpërndarëse, deri te ndriçimi, rrjetet LAN, kabllimi strukturor dhe sistemet e rrymave të dobëta, planifikohen për të optimizuar funksionimin e përditshëm të ndërtesës dhe integrimin me sisteme të tjera sigurie apo automatizimi.
Çfarë përfshin kjo zgjidhje
Ku aplikohet
Kjo zgjidhje është e përshtatshme për zyra, qendra tregtare, hotele, objekte industriale, institucione publike, godina rezidenciale, spitale, shkolla dhe çdo ambient ku kërkohet infrastrukturë teknike e sigurt dhe e mirëorganizuar.
Qasja jonë
"RATECH e trajton infrastrukturën elektrike dhe rrjetet si bazën mbi të cilën ndërtohen sistemet moderne të sigurisë dhe menaxhimit. Çdo instalim realizohet duke patur në fokus sigurinë, standardizimin, aksesin e lehtë për mirëmbajtje dhe zgjerimin e mundshëm në të ardhmen."
Keni nevojë për një zgjidhje të plotë elektrike dhe rrjeti?
Na kontaktoni për të diskutuar projektin tuaj.
