Sistemet e telefonisë kanë avancuar për të plotësuar çdo nevojë të bizneseve moderne. Sistemet analoge, të ndërtuar mbi kabllot standarde të bakrit dhe telefonat POTS, janë të besueshëm, kanë cilësi të mirë zëri dhe funksionet bazike që kërkohen nga një telefon. Për shkak të funksioneve të limituara, këto sisteme janë relativisht të lira, por ato mund të kenë kosto të larta në kundvështrimin afatgjatë, për shkak të mungesës së fleksibilitetit.
Sistemet digjitale janë më modernë. PBX-at digjitale janë projektuar me një strukturë që lejon shtimin e funksioneve dhe mundësive. Sistemet më moderne PBX janë 100% të bazuar në IP dhe softuerë. Këto sisteme kanë fleksibilitet të plotë për ndryshime, shtime dhe lëvizje, si dhe kanë mundësi të integrohen me softuerë të tjerë të përdorur nga kompania.
Zgjedhja e sistemit telefonik reflekton vizionin dhe nevojat unike të kompanisë apo organizatës që e përdor. RATECH ju ndihmon t’i kuptoni këto nevoja dhe t’i plotësoni ato me sistemin telefonik të përshtatshëm për ju.