RATECH projekton, instalon dhe mirëmban zgjidhje të patëmeta të mbikëqyrjes me kamera për një gamë të gjerë industrish. Sistemet e mbikëqyrjes me kamera janë dritare mbi aktivitetin e bizneseve me funksionalitetet që ato ofrojnë: menaxhimi dhe shërbimi i sigurisë, kontrolli i regjistrimeve live për të parandaluar probleme sigurie, për t’u përgjigjur ndaj rreziqeve aktive, për të parë se kush është prezent dhe për të identifikuar vjedhjet nga brenda kompanisë dhe shkeljet në politikat e kompanisë.
Ne kemi partneritete me prodhuesit më të mirë të pajisjeve edhe zhvilluesit më të mirë të softuerëve për të siguruar që gjërat tuaja të dashura të jenë të sigurta.
Si lider në sistemet e mbikëqyrjes me kamera, ne ofrojmë teknologji të shumëllojshme, por edhe kategori të ndryshme çmimesh, për të plotësuar kërkesat e çdo klienti. Kamerat tona variojnë nga modelet e teknologjisë më të fundit për profesionistët që kërkojnë inovacionin më të fundit dhe cilësinë më të mirë tek produktet që ofrojnë balancë mes kostos dhe performancës tek produktet më të përballueshme për klientët që duan cilësi, por kanë buxhet të kufizuar.
Sistemet tona mund të përfshijnë kamera IP, të cilat përdoren gjerësisht për mbikëqyrje. Ne ofrojmë gjithashtu kamera HDCVI dhe kamera PTZ. Kamerat PTZ përdorin lëvizjen majtas-djathtas (pan), animin (tilt) dhe zmadhimin e pamjes (zoom) për të kapur një hapësirë të gjerë, por edhe detaje. Kamerat PTZ përdoren gjerësisht për të dalluar lëvizje brenda fushëpamjes së tyre dhe për ta ndjekur targetin. Po ashtu, këto kamera mund të ndjekin një target të detektuar nga një sistem tjetër mbikëqyrjeje, si alarmet apo perimetralët.
Përveç kamerave standarde IP, në hyrje dhe dalje mund të përdoren kamera që dallojnë fytyrat apo targat. Po ashtu, ne ofrojmë kamera të tjera të specializuara, si ato me sensorë, zmadhim të fuqishëm optikal, ndriçim IR me diapazon të gjatë, sisteme pozicionimi, kamera kundër korrozionit dhe kundër shpërthimit.