RATECH ka një departament të dedikuar për projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike në objekte civile, industriale dhe infrastrukturë, sisteme elektrike për ndriçim professional, si dhe sisteme elektrike për sistemet e tjera të sigurisë që janë në fushën tonë të ekspertizës.
Skuadrat tona të specializuara, të drejtuara nga inxhinierë të talentuar e me përvojë, projektojnë dhe zbatojnë sisteme të shpërndarjes së energjisë, sisteme të rezervimit, kontrollit dhe supervizimit të energjisë, sisteme të tokëzimit dhe mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike, etj.
Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë projektimit të mirë të sistemeve, ndërsa në zbatimin e tyre përdorim materiale të përzgjedhura dhe në përputhje me normat më të reja ndërkombëtare.