RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të automatizimit të ndërtesave rezidenciale dhe tregtare. Këto sisteme integrojnë pajisjet mekanike, elektrike dhe elektronike, për të siguruar administrimin tërësor të kushteve të ndërtesës dhe për të optimizuar përdorimin e energjisë.
Si një kategori e sistemeve të automatizimit të ndërtesave, sistemet e shtëpive inteligjente ju lejojnë të automatizoni shumë funksione në shtëpinë tuaj dhe të menaxhoni pajisje të ndryshme. Ne kemi mbledhur disa aspekte që mund të jenë vendimtare për ju në zgjedhjen e një sistemi të shtëpisë inteligjente. Sistemet që ne instalojmë janë në gjendje t’i plotësojnë të gjitha këto kritere.
-
Aplikim funksional
Sistemi i shtëpisë inteligjente mund të kontrollohet nga një aplikacion në smartphone apo tablet, përmes të cilit mund të monitoroni shtëpinë dhe të rregulloni parametra të ndryshëm. -
Simulimi i prezencës
Simulimi i prezencës lejon që të programfohet ndriçimi në atë mënyrë që shtëpia të duket e banuar edhe kur ju nuk jeni aty. -
Zbulimi i prezencës
Nëpërmjet sensorëve të lëvizjes dhe kamerave, aplikacioni mund të kontrollojë lehtësisht nëse anëtarët e familjes janë në shtëpi. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm në familjet me fëmijë dhe kafshë shtëpiake. -
Panele me prekje
Sistemi i shtëpisë inteligjente mund të menaxhohet edhe përmes paneleve me prekje. Këto panele zëvendësojnë çelësat klasikë dhe mbledhin funksione të ndryshme në një ndërfaqe kompakte. -
Shërbim gjithëpërfshirës i zgjuar në shtëpi
Sistemet që ne instalojmë kombinojnë të gjitha zonat e shtëpisë, në mënyrë që klientët tanë të automatizojnë një sërë aktivitetesh, si ngrohje, ventilim, ndriçim, porta, grila, siguri, nga i njëjti sistem. -
Jo vetëm në shtëpi, por edhe në kopsht
Zgjidhjet tona mbulojnë edhe kopshtin, ku ato mund të përdoren për të kontrolluar ndriçimin dhe sistemin e ujitjes. -
Mbështetje në shumë nivele
Ne nuk i lëmë vetëm klientët tanë. Markat, me të cilat punojmë, kanë baza informacioni në internet, të cilat përfshijnë edhe video mësimore se si të përdorni funksionet e ndryshme të sistemit.