Bota jonë po bëhet gjithmonë e më e ndërlidhur. Në sektorin e sigurisë, teknologji të shumta ofrojnë një sasi të madhe informacioni që bëhet i vështirë për t’u kuptuar. Integrimi i sistemeve të sigurisë është zgjidhja e duhur për këtë situatë.
Sistemet e integruara të sigurisë plotësojnë nevojat e çdo klienti, nga degët e vogla tek selitë multikombëtare dhe qendrat e të dhënave. Zgjidhjet variojnë nga alarmet e përshkallëzuar kundër vjedhjes, sistemet e kamerave dhe sistemet e kontrollit të aksesit deri tek sistemet që mbulojnë gjithë ndërmarrjen dhe integrohen me sisteme të tjera të biznesit.
Një nga përparësitë kryesore të sistemeve të integruara është fakti që ata mundësojnë që shërbimet e sigurisë së biznesit apo ndërmarrjes të centralizohen. Drejtuesit dhe pronarët e kompanisë mund të marrin raportime unike për të gjitha fushat e sigurisë, në vend që të marrin raporte të veçanta nga çdo fushë. Kjo gjë jo vetëm që kursen kohën, por krijon mundësinë edhe për një rrjedhë punë më efiçente brenda biznesit.
Nga ana tjetër, sistemet e integruara përfshijnë elementë dhe sisteme të ndryshme, të cilët plotësojnë njëri-tjetrin në reagimin ndaj incidenteve të sigurisë apo hyrjes së paautorizuar. Një ndër përparësitë e tjera të sistemeve të integruar është se, nëse njëri prej sistemeve përbërës nuk arrin ta detektojë rrezikun apo pëson ndonjë keqfunksionim, funksioni i sigurisë kryhet nga sistemet e tjera.
Në rast se nevojat tuaja të sigurisë kërkojnë një sistem të integruar, RATECH ju ndihmon të kuptoni këtë dhe të vendosni se cilat funksione sigurie do të përfshihen në sistemin e integruar. Në fazën e zbatimit, RATECH i mbledh informacionet nga sistemet e ndryshme të sigurisë në zgjidhje të integruara, duke i bërë më të lehta për t’u kuptuar. RATECH bashkëpunon me kompani lider në ndërtimin e këtyre zgjidhjeve.
Si nga format më të avancuara të sistemeve të integruara, PSIM janë platforma krejtësisht të unifikuara, që bashkojnë mbikqyrjen me kamera, kontrollin e hyrje/daljeve, alarmet kundër zjarrit dhe vjedhjes, njohjen e targave dhe komunikime të tjera në një zgjidhje të vetme. Qasja e unifikuar ndaj sigurisë përmirëson efiçencën e entitetit që e përdor, lejon marrjen e vendimeve me informacion të plotë dhe përgjigjen ndaj situatave dhe rreziqeve me siguri më të madhe.
PËRPARËSITË E PLATFORMAVE TË UNIFIKUARA
- Siguri dhe operacione të unifikuara
- Besueshmëri dhe siguri informatike
- Një përvojë koherente
- Fleksibël dhe i përshkallëzuar
- Instalim dhe mirëmbajtje efiçente
- Unifikimi i sistemeve primare të sigurisë rrit efiçencën operacionale dhe ndërgjegjësimin për sigurinë
- Një sistem gjithmonë i disponueshëm për t’u përgjigjur menjëherë ndaj situatave të sigurisë
- Opsionet e shumta, që nga failover i integruar dhe redundanca, ruajnë aksesin në sistem dhe kufizojnë ndërprerjet
Këto programe nuk kanë kufizime markash të produkteve dhe kanë arkitekturë të hapur. Ato mund të ndërtohen në mënyrën që i përshtatet më mirë nevojave të klientit. Për më tepër, këto programe lejojnë integrimin e çdo kategorie të sistemeve të sigurisë apo automatizimi të ndërtesës që mund të imagjinohet.