
ZGJIDHJE SIGURIE PËR BIZNESE
Karakteristikat e një sistemi sigurie për biznesin ndryshojnë në varësi të kompanisë, buxhetit dhe rreziqeve të zakonshme, më të cilat kompania përballet. Selia e një korporate do të ketë një sistem sigurie shumë të ndryshëm nga ai i një magazine të mbushur me mall dhe kjo e fundit një sistem shumë të ndryshëm nga një dyqan i vogël.
RATECH ju ndihmon të kuptoni llojet e ndryshme të sistemeve të sigurisë, opsionet dhe përfitimet e secilit prej tyre, në mënyrë që të instaloni një sistem që mund ta përballoni financiarisht dhe që mund të jetë i dobishëm për biznesin tuaj për shumë vjet.
Sistemet e sigurisë për bizneset mbrojnë pronën, punonjësit dhe ulin kostot operacionale. Elementët e sistemeve të sigurisë për biznese ndryshojnë nga biznesi në biznes, por më themeloret mes tyre janë:
- Mbikëqyrja me kamera
Mbikëqyrja me kamera mbron pasurinë dhe punonjësit. Përveç mbikëqyrjes së pandërprerë të ambjenteve, regjistrimet e kamerave mund të identifikojnë persona të padëshiruar dhe të përdoren si provë për hetime penale. Mbikëqyrja me kamera mund të realizohet me tre mënyra:
- Qarku TV i mbyllur (CCTV), i cili e transmeton sinjalin në një ose disa monitorë. Në ambjente që përballen me shkallë të lartë rreziku, monitorët mund të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga roje.
- Mbikëqyrje video me kabllo, që është më e përshtatshme për mbikëqyrje të përhershme dhe të pandërprerë.
Mbikëqyrje video pa kabllo, që është më e përshtatshme kur kamerat duhet të lëvizen herë pas here ose kur ambjentet janë të përkohshme dhe nuk justifikohet kostoja e një sistemi me kabllo.
Sistemet e mbikëqyrjes video mund të konfigurohen që regjistrimi të jetë i vazhdueshëm ose i kushtëzuar, pra të fillojë kur ndodh një ngjarje e caktuar. Për shembull, sistemi mund të fillojë të regjistrojë kur dallon lëvizje, kur një sensor lajmëron hapjen e një dere apo dritareje ose në orare të caktuara gjatë ditës apo natës. Regjistrimi i vazhdueshëm kërkon më shumë hapësirë për ruajtjen e regjistrimeve, por mund të jetë i domosdoshëm për të nevojat e biznesit tuaj.
- Detektimi i zjarrit/tymit dhe rreziqeve ambjentale
Sensorët mund të dallojnë prezencën e monoksidit të karbonit, dioksidit të karbonit dhe temperaturës së lartë dhe të lëshojnë alarme. Po ashtu, sensorë të temperaturës së ulët mund të instalohen në banja, kuzhina dhe ambjente te tjera ku ka tubacione uji. Sensorë të tjerë mund të vendosen në ambjente që kanë mundësi përmbytjeje për të dalluar prezencën e ujit.
Alarmet e lëshuara nga sensorët mund t’i shkojnë një punonjësi të autorizuar, një kompanie sigurie apo policisë.
- Montorimi i ndriçimit/HVAC/pajisjeve të zyrës
Këto sisteme njoftojnë për evente të caktuara të ngrohjes, kondicionimit, ndriçimit dhe pajisjeve të zyrës. Për shembull, nëse dikush harron të fikë dritat apo kondicionerin apo lë ndezur ekspresin e kafesë, sistemi dërgon një njoftim. Në distancë mund të fiken dritat, ekspresi apo të vendoset kondicioneri në temperaturën e duhur.
Për biznese që kanë pajisje të kushtueshme, sensorët e dedikuar mund të detektojnë nxehjen (dhe kushte të tjera të rrezikshme) dhe mund të dërgojnë alarme apo të fikin makinerinë.
- Detektimi i hyrjeve të padëshiruara
Shumica e sistemeve të sigurisë për biznese ofrojnë të paktën një formë të montorimit 24 orë në ditë. Të tilla janë alarmet kundër hyrjeve të padëshiruara. Këta alarme njoftojnë nëse është hapur një derë apo dritare, duke shkurajuar personin që përpiqet të hyjë dhe duke njoftuar personat përgjegjës.
- Kontrolli i hyrje/daljeve dhe verifikimi i identitetit
Kontrolli elektronik i hyrjeve jo vetëm eleminon përdorimin e çelësave për të hyrë në zyra apo ambjente të tjera të sigurta, por edhe regjistron se kush ka hyrë dhe kur. Sistemet elektronike të hyrjes mund të integrohen me sistemet e alarmit për të njoftuar nëse dikush po përpiqet të hyjë duke qenë i paautorizuar.
Këto sisteme mund të kenë edhe elemente të verifikimit të identitetit, të cilat mundësojnë hyrjen e personave të autorizuar në ambjente të caktuara të biznesit. Verifikimi i identitetit mund të bëhet në mënyra të ndryshme, që nga kartat deri tek elementët biometrikë.
Shumë biznese integrojnë në sistemet e kontrollit të hyrjes edhe kontrollin e kohës së punës. Kjo lehtëson punën e burimeve njerëzore, por edhe inkurajon përpikmëri tek punonjësit.
- Interkomi
Sistemi i interkomit është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar vizitorët në biznesin tuaj. Interkomi mund të jetë me audio ose me audio-video.