Loading....

Internet & Telefon

Internet & Telefoni “RATECH” është një mënyrë e besueshme për tu lidhur me familjen dhe miqtë tuaj. Jo vetëm kaq, por edhe biznesi juaj do të jetë në performance maksimale si në komunikim ashtu edhe në lundrimin online.

Me RATECH mund të telefononi pa limit dhe me thjeshtësi.
• Cilësi dhe pastërti maksimale zëri.
• Pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer.
• Në këtë plan shërbimi përfshihet gjithashtu:
Identifikim i thirrjeve hyrëse;
Identifikim i thirrjeve të humbura;
Bllokim thirrjesh;
Rimarrje e numrit të fundit dalës/hyrës;
Listë e personalizuar e numrave të preferuar, etj.
• Asistencë e plotë teknike 24/7 nëpërmjet telefonit ose në shtëpinë tuaj.
• Paketat e shërbimeve të ofruara janë konceptuar për të qenë praktike, ekonomike dhe risi-sjellëse,
duke u integruar edhe me shërbimet e tjera që ofrojmë.
• Pajisjet do të konfigurohen dhe instalohen nga Ratech ne shtepinë tuaj.

Tarifat

Tarifat zyrtare te sherbimit te Telefonise RATECH

Periudha e abonimit mujor Kosto e abonimit mujor (lekë/muaj)*
Tarifa e abonimit mujor 300
Kosto e instalimit** 0
Tarife regjistrimi 1000

* Cmimet përfshijnë TVSH

Tarifat e bisedave telefonike

DESTINACIONI NGA RRJETI RATECH DREJT… ÇMIMET me TVSH (lekë/minutë)
Numrave brenda rrjetit 1.2
Numrave Fiks në Shkoder 6
Numrave fiks të Shqipërisë (operatori Albtelecom/AMC fiks) 10
Numrave fiks të Shqipërisë (operatoret Alternativ) 10
Numrave Celularë (AMC/Vodafone/Eagle mobile) 36
Numrave Celularë (Plus mobile) 36
Zona 1 10
Zona 2 30
Zona 3 30
Zona 4 50
Zona 5 80

* Cmimet përfshijnë TVSH
Zona 1 Canada-fix&mob, USA-fix&mob, U.K fix , France fix , Germany fix , Italy fix , Belgium fix , Netherlands fix, Sweden fix , Norway fix, Austria fix , Switzerland fix , Croatia fix, Slovenia fix, Portugal fix , Spain fix , Greece fix , Denmark fix , Ireland fix, Russia fix, Turkey fix, Cyprus fix, Japan fix, China etj.

Zona 2 Kosovo fix, Serbia, Finland fix, Malt, Monaco fix, Sweden mob, Turkey mob, Cyprus mob, Bulgaria fix, Ukraine fix, Brazil fix, Argentine fix, Australia fix, Egypt fix, India, Mexico fix, etj.

Zona 3 Algeria fix, United Emirates fix, Denmark mob, Germany mob, Finland mob & premium, France mob, Italy mob, Netherlands mob, Spain mob, Portugal mob, Austria mob One- H3G, T-mobile, UK mob, Israel mob, New Zealand mob, etj.

Zona 4 Bosnia & Herzegovina, Montenegro fix, Kosovo fix- IPKO, Italy mob H3G, Greece mob, Hungary mob, Belgium mob, Malta mob, Norway mob, Russia mob, Switzerland mob, Rumania mob, Ukraine mob, Slovakia mob, Slovenia mob, Turkey mob, Brazil mob, Angola, Columbia, etj.

Zona 5 Montenegro mob, Monaco mob –KFOR, Kosovo mob, Serbia mob, Bosnia & Herzegovina mob, Bulgaria mob, Croatia mob, Mexico mob, Argentina mob, Afghanistan, Australia mob, Japan mob, Luxemburg mob Orange, etj.

Zona te tjera me tarife 75-120 lek/min: Senegal, Togo, Italy mob others, France mob Globalstar, Switzerland mob others, Cuba.

Zona Speciale me tarife 240-1000 lek/min: San Marino, Solomon Islands, EMSAT Satellite, Globalstar Satellite.

FIBRA INTERNET

fibra internet

SHËRBIMI INTERNET
Fibra optike është zgjidhja më e sigurtë dhe e shpejtë e internetit. Transferimi i të dhënave kryhet shpejtë nëpërmjet sinjaleve të dritës, pavarësisht distancës apo sasisë.

Përparësia e fibrave optike nuk qëndron vetëm në shpejtësinë dhe cilësinë e transferimit të informacionit, por avantazhi i saj është shpejtësia e njëjtë si në download dhe upload.

Shërbimi i internetit i ofruar nga RATECH është i qëndrueshëm dhe pandërprerje 24 orë në 7 ditë të javës. Linja është e dedikuar dhe nuk ka asnjë mundësi interferencash të jashtme.

Sasia dhe koha e informacionit që transferohet është shumë më e shpejtë krahasuar me shërbimin e ofruar nga kompani të tjera. Kjo sajë teknologjisë së fibrave optike të cilësisë më të lartë në treg.

Paketa dhe Tarifa

SHËRBIMI THJESHTË

Paketat Shpejtësia e Transmetimit Limit Trafiku IP Tarifa e Instalimit (LEK) Tarifa Mujore (LEK)
Fibër 10 10 Mbps Pa Limit Dinamike 5’000.00 1’500.00
Fibër 25 25 Mbps Pa Limit Dinamike 5’000.00 2’000.00

SHËRBIMI INTERNET BUSINESS

Paketat Shpejtësia e Transmetimit Limit Trafiku IP Tarifa e Instalimit (EURO) Tarifa Mujore (EURO)
Fibër 10 10 Mbps Pa Limit IP Publike 60.00 30.00
Fibër 25 25 Mbps Pa Limit IP Publike 60.00 60.00
Fibër 30 30 Mbps Pa Limit IP Publike 60.00 90.00

Shërbime IT

Ratech ofron shërbime si: Kabllime, Konfigurime Rrjeti, Konfigurime Serverash etj. Projektim dhe Asistencë për çdo kërkesë në fushën IT. Shërbimi plotësohet edhe me servisin e pajisjeve si kompjutera, smartphone dhe objekte të tjera teknologjike të fushës.

Në këtë fushë komplekse të teknologjisë “RATECH” ofron një gamë të gjerë shërbimesh si:

– Servisin e kompjuterave dhe smartphonëve, në servisin e brendshëm të zyrave dedikuar vetëm riparimeve.

– Kabllime, konfigurime rrjeti dhe serverash, për të ofruar siguri më të lartë në rrjetin e brendshëm të një kompanie dhe konfigurime serverash si për shembull : Ubuntu Server i cili suporton dy arkitektura :Intel x86 dhe AMD64. Instalimi bëhet duke vendosur CD e Ubuntu Server dhe bootojme nga CD dhe vazhdojmë me hapat e mëtejshëm të proçesit të instalimit.

– Projektim dhe asistencë për cdo kërkesë të klientit në fushën e IT.

– Furnizim-Vendosje me pajisje elektronike të përdorura në instalim-
in dhe kabllimin e sistemeve të rrjetit si për shembull: paisje Switch me numër të ndryshme portash, Rack-e, kabëll UTP, Adapter, Patch Cord, etj.

Konfigurimi i rrjetit lejon një administrator të sistemit të krijojë një rrjet për të përmbushur objektivat e komunikimit.

 

 

 

Proçesi përfshin detyrat:
• Konfigurimi i Routerit: Specifikon adresat e saktë IP dhe cilësimet e rrugëzimit etj.

• Konfigurimi i Host-it : Vendos një lidhje rrjeti në një kompjuter pritës / laptop duke regjistruar cilësimet e paracaktuara të rrjetit, siç janë adresimi i IP, proxy, emri i rrjetit dhe ID / fjalëkalimi, për të mundësuar lidhjen e rrjetit dhe komunikimin.
• Konfigurimi i softuerit: Çdo softuer me bazë rrjeti, si një sistem identifikimi ndërhyrjeje (IDS), lejohet aksesi dhe sigurohet me kredencialet e duhura për të monitoruar trafikun e rrjetit.

• Konfigurimi i Rrjetit përfshin ndarjen e Internetit / rrjetit, instalimin e softuerit / aplikacionit dhe instalimin / konfigurimin e firewall.

Sisteme Audio

Shërbimi Audio për ambjente si: hotele , vila, palestra, klinika, etj. Të pajisur me mikrofonë janë të përshtatsëm edhe për ambientet publike. Për një realizim më të plotë , bëhet montimi i bokseve (spekears).

“RATECH” ofron sisteme audio, bokse, sisteme audio me mikrofona etj. Sistemet audio me mikrofon janë të përshtatshme për ambjente publike si për shembull: për të bërë lajmërime në qendra tregëtare, spitale etj. Ne punojmë me markat më prestigjoze në botë ku cilësia e produkteve bën diferencën si “Apart”, “Crown” etj…

                                          

Ndërtimi i Sistemeve Audio:
Në një diagram bllok, çdo komponent në sistemin e audio përfaqësohet nga një simbol, si një mikrofon. Linjat në mes të komponetëve audio janë kabllot. Në të majtën e diagramit është burimi i sinjalit : një mikrofon. Sinjali i mikrofonit shkon në një mikser, ku sinjali është përforcuar deri në nivelin e linjës. Pastaj sinjali i linjës shkon tek amplifikatori i fuqisë, i cili rrit sinjalin në nivelin e altoparlantit. Së fundmi, sinjali në nivelin e altoparlantëve ushqen një altoparlant pasiv me dy drejtime.

Edhe pse mund të duket mjaft e thjeshtë, një instalim i vogël me shumë zona nuk është gjithmonë një punë e lehtë ose e vogël për instaluesin. Ai ka nevojë për të instaluar dhe lidhur shumë njësi elektronike (burime, përforcues, panele muri etj ,) me qëllim që të ofrojë zgjidhje të përsosur audio për konsumatorin e tij. Në një qendër tregtare për shembull të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë duhet të jenë të lidhura me sistemin qendror të PA. Një sistem i Adresave Publike (sistemi PA) është një sistem elektronik i përbërë nga mikrofona, amplifikatorë, altoparlantë dhe pajisje të ngjashme. Kur të lidhet me këtë kontakt me memorie të menjëhershme, mesazhet e urgjencës që vijnë nga sistemi qendror audio do të mbizotërojnë muzikën në dyqane kur të jetë e
nevojshme.

Sistem Parkimi

Mundëson menaxhimin e plotë të vendeve të  parkimit dhe tarifimin e saktë të klientëve sipas kohës së qëndrimit, monitorimin e automjeteve 24/7 dhe regjistrimin e pamjeve.

Distributori automatik i biletave vendoset në hyrje të parkimit dhe shërben për pajisjen me bileta të automjeteve që hyjnë në parkim. Në biletë shënohet data, ora dhe targa e mjetit. Posti i pagimit është vendi i punës së operatorit i cili meret me pagesat dhe menaxhimin e situatave. Gjithashtu pajiset me makineri për pagesën automatike të tarifës.

Kamera LPR për detektimin dhe leximin e targave

Tabela sinjalizuese per drejtimin dhe shfaqjen e numrit te vendeve
bosh te parkimit. Kamerat me sensorë tregojnë nëse vendi i
parkimit është i zënë ose i lirë dhe njëkohësisht shfaq pamjet
direkte të automjetit.

Serveri i sistemit bën të mundur ruajtjen e pamjeve dhe përllogaritjen e pagesës për kohën e parkimit.

Sistem Telefoni

Sistemi është i gjithi elektronik dhe mund të trajatohet si VoIP, Analog ose Hibrid. Komunikimi, në varësi të produkteve, ka transmetim HD të zërit, është i shpejtë dhe lehtësisht i kontrollueshëm.

PBX (Private Branch Exchange), është një rrjet telefonik privat që përdoret brenda një kompanie. Përdoruesit e sistemit të telefonisë PBX mund të bëjnë thirrje falas mes tyre (brenda rrjetit) dhe ndajnë një linjë të jashtme për të bërë thirrje telefonike jashtë rrjetit.

Ratech ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për të përmbushur nevojat e të gjitha llojeve të bizneseve pavarësisht nga madhësia.

Avantazhet e sistemit telefonik PBX:

– I lejon të gjithë punonjësit të ndajnë linjat e sistemit të telefonisë duke reduktuar shpenzimet e telefonisë fikse;
– Sistemi PBX është plotësisht i programueshëm dhe mund të mbështesë kërkesa komplekse instalimi dhe integrimi;
– Ka një shumëllojshmëri të gjerë standardesh, si dhe karakteristika mjaft të avancuara të sistemit PBX;
– Sistemi PBX mund të zgjerohet lehtësisht me rritjen e kompanisë.
– Hapësira fizike që kërkon qendra e PBX është e vogël, kështu që është lehtësisht e menaxhueshme.

Nëse jeni duke kërkuar në treg për një sistem telefonie, merrni në konsideratë sistemin PBX për të menaxhuar thirrjet hyrëse dhe dalëse në kompani. Edhe pse instalimi i sistemit telefonik PBX mund të ketë kosto më të lartë, përfitimet që do të vijnë nga përdorimi i këtij sistemi do t’i tejkalojnë shpenzimet fillestare.

Video Citofoni

Sistemi është i ndërtuar mbi teknologjinë IP dhe mund të lidhet në Internet për të mundësuar
njoftimin në smartphone nëpërmjet aplikacionit që bën të mundur dhe komandimin e derës nga distanca. Ai është I pajisur me kamera me rezolucion të lartë, rezistenete ndaj kushteve atmosferike dhe dhunës për pjesën e jashtme të derës e cila mund të shërbej dhe si pajisje akses kontrolli.

Monitori LED shërben për shfaqjen e pamjeve dhe komandimeve të
ndryshme të sistemit si hapja e derës dhe lidhja me sensorët e alarmit ose
kamerat e sigurisë.

Sistem IP për Apartamente

Zgjidhja Inteligjente për shtëpi adapton protokollin TCP/IP, i cili integron video
citofoni, sisteme sigurie për shtëpinë, alarme dhe kontroll në distancë, duke
ofruar funksionet e mëposhtme:
– Lejon akses në ndërtesë vetëm për personat e autorizuar; Integrohet me sistemin e kamerave të sigurisë;
– Lidhje me sistemin e alarmit;
– Regjistrimi i mesazheve video dhe audio nga citofonia për përdorim në të ardhmen;
– I gjithë sistemi mund të kontrollohet në distancë nga një aplikacion për smartphone, i cili kap thirjet, bën monitorim në kohë reale dhe hap portën në distancë.

 

Sistem IP për Vila

– I integrueshëm me video citofoninë dhe sistemin e kamerave të sigurisë;
– Aplikacion për smartphone (monitorim dhe hapje porte në distancë);
– Dhënie aksesi në distancë nga kudo.

Sistem Alarm

Në ditët e sotme, alarmet e shtëpisë ose sistemet e sigurisë për shtëpi/biznese janë një nevojë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e shtëpisë/biznesit nga vjedhjet dhe rreziqet nga zjarri. Instalimi i një sistemi sigurie për shtëpi/biznes përmirëson ndjeshëm sigurinë e familjes dhe të pronës tuaj.

 

SISTEM ALARM VJEDHJE
Këto sisteme alarmi të sigurisë janë paraqitur si pajisje elektronike që kanë sensorë. Ata lidhen tek një panel kontrolli kryesor nëpërmjet një sinjali RF me brez të ngushtë (valë) ose kabllo. Kur bëhet lidhja midis njësisë dhe sinjalit, mund të krijohet një alarm njoftues që çon në përpunimin e një përgjigjeje. Zakonisht sensorët për alarmet e ndërhyrjeve mund të tregojnë hapjen e një dritareje apo dere. Sistemet e reja janë kryesisht me kabllo për qëllime ekonomike. Ndërsa sistemet wireless mund të jetë gjithashtu ekonomik, por në të njëjtën kohë janë më të shpejtë për t’u instaluar.

Ne ofrojmë sisteme që janë të dedikuar ndaj një qëllimi të caktuar dhe sisteme të tjerë që mund të gjurmojnë ndërhyrjet, zjarrin etj. Ofrohen gjithashtu dhe dizajnet e komplikuara Hi-Tech me sisteme kompjuterike që mbulojnë multi-zona dhe monitorojnë rezultatet. Këto sisteme mund të iniciojnë veprime të ndryshme ose mund të programohen për të telefonuar policinë, zjarrfikësit dhe ambulancat menjëherë pas sinjalizimit. Të tjerë mund të telefonojnë mbikqyrësin e pronës për të kuptuar nëse alarmi është i vërtetë. Funksione të tjera të këtij sistemi mund të përfshijnë telefonimin e një liste numrash të përcaktuara nga pronari për tu kontaktuar që të bëhen kontrollet e zonave të siguruara. Sistemet e alarmit mund ti bashkëngjiten sistemeve mbikqyrëse me kamera për të regjistruar pamjet ne rast emergjence.

 

 

 

SISTEM ALARM ZJARRI

Mundëson detektimin e zjarrit dhe sinjalizim e tij për të  minimizuar dëmet materiale dhe humbjet njerëzore. Kjo mundësohet nga gërshetimi i detektorëve inteligjent me panelet dixhitale që mundësojnë lokalizimin e saktë të vatrës së zjarrit.

                    Sist. Alarm Zjarri
                       Konvencional

                       Sist. Alarm Zjarri
                            Adresuar

Sipas rastit mund të përdoren detektorë

  • Optik
  • termik
  • Për përqendrimin e gazrave specifik
  • Kombinime të ndryshme

 

Ne rastin e detektimit te zjarrit bëhet dhe njoftimi i menjehërshëm për evakuimin e objektit i cili është akustik dhe vizual.

Akses Kontroll

Ratech ju ofron sisteme kontrolli inovative, fleksibël, kosto-efektive dhe të aksesueshme në çdo kohë për aplikime të pothuajse çdo madhësie. Mundëson kontrollin e plotë të dyerve të jashtme dhe të brendshme të godinave, regjistrimin e gjithë eventeve dhe krijimin e raporteve të ndryshme për personat dhe lëvizjet e tyre.

Përfitimet e sistemit të kontrollit të Hyrje – Daljeve
Mund të rini te qetë se asetet tuaja janë të sigurta nëse e mbroni pronën me sisteme të brendshme kontrolli të hyrje-daljeve. Sistemet tona ju sigurojnë qetësinë e mendjes dhe mbrojtje të pakrahasueshme ndaj ndërhyrjeve dhe personave të tjerë të pautorizuar.

Duke u mbështetur te karakteristikat e personlizueshme të sistemit, teknologjinë më të spikatur, eksperiencën tonë në instalim dhe stafin mbështetës, nëpërmjet sistemeve tona të kontrollit ju ofrohet:
Kufizimi Hyrjeve të Paautorizuara Sistemi i Kontrollit të Brendshëm ju lejon të përcaktoni pikat e autorizuara të hyrjes, duke krijuar kufizime të hyrjeve. Me anën e këtij sistemi, individët e autorizuar mund të hyjnë në zona të caktuara
brënda orëve të përcaktuara. Ideal për situatat në vendin e punës, punëdhënësit mund tu japin akses të limituar punonjësve pa rritur rriskun për vjedhje apo dëmtim të aseteve dhe inventarit.

Sigurimi i Vendit të Punës

Sistemet e Kontrollit të Brendshëm gjithashtu ofrojnë opsione për sigurinë e vendit të punës, duke përfshirë kufizimet në hyrje, monitorin me anë të videove etj. Ju jep mundësinë të jeni në djeni se çfarë ndodh në objektin tuaj, duke shmangur rreziqet me anë të kufizimit të hyrjeve. Nëpërmjet Sistemit të
Kontrollit të Brendshëm, ju gjithashtu mund t’i ofroni mbrojtje punonjësve tuaj me kamera të vendosura në mënyrë strategjike që reduktojnë rrezikun për dhunë në vendin e punës.

Eleminimi i Problemeve me Çelsat

Thuaj “lamtumirë” bravandreqësit dhe “mirë se erdhët” kursimeve. Duke instaluar një sistem të kontrollit të brendshëm me kontroll elektronik të aksesit, ju do ti kurseni vetes kohë dhe para. Objektet tuaj do të jenë të sigurtë nga hyrjet e padëshiruara, duke mos patur më nevojë të shqetësoheni për të gjurmuar kush ka çelsat apo nëse janë dublikuar.

Sistem Vëzhgimi

Sistemet e Vëzhgimit të ofruara nga RATECH shpk, mbajnë emrin e prodhuesit “DAHUA TECHNOLOGY”. Larmishmëria e produkteve e bëjnë punën tonë efikase në shumë drejtime zbatimi. Kështu, sistemet e survejimit HDCVI dhe IP zbatohen në institucione dhe biznese me veprimtari të ndryshme.

Qëndra Banimi

                                           Biznese

                                              Transport

Institucione

                                               Banka

                                               Magazina

Videoregjistrator dixhital sipas kërkesave të projektit nga 4 deri në 256 kanale. Kamerat inteligjente të teknologjisë më të fundit që mbulojnë të gjitha kërkesat e projektit (kamera termale dhe kamera me fuksione inteligjente për përpunumin e pamjeve si detektimi dhe identifikimi i fytyrës, funksionet e detektimit të objekteve dhe mungesa ose prania e tyre, perimetrin dixhital, detektimin e targave ,etj)


Kamerat IP
Sistemi i survejimit dixhital ofron një mori përfitimesh dhe funksionalitetesh të avancuara të cilat nuk mund të ofrohen nga një sistem survejimi analog. Përparësitë përfshijnë: cilësinë më të lartë të imazhit, funksione inteligjente,
instalim dhe integrim i lehtë, fleksibilitet dhe një raport shumë të mirë cilësi/kosto. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të kamerave IP duke filluar me rezolucion nga 1.3MP deri 14MP. Seritë e reja Super-Inteligjente mbështesin funksione si Tripwire, zbulimin e ndërhyrjeve, dedektim të ndryshimit të skenave, dedektim fytyre e shumë më tepër.

Kamera HDCVI
HDCVI (High Definition Composite Video Interface) është një standard transmetimi i videove HD nëpërmjet një kablli analog koaksial. Teknologjia ofron dy formate të videove HD – 1080p (1920 × 1080) dhe 720p (1280 × 720) me skanim progresiv. Kjo është një zgjidhje për aplikacionet me definicion të lartë të shprehur në megapixel duke ofruar transmetim pa vonesa, në distanca të mëdha dhe me një kosto të ulët.
Në krahasim me sistemet e tjera, HDCVI ka një avantazh për sa i përket distancës së transmetimit, pasi mund të transmetojë deri në 500 metra, duke përdorur kabllo 75-3 për transmetim dhe përmban një normë të ulët të shtrëmbërimit të sinjalit. HDCVI kompozon së bashku sinjalet video, audio, sinjalet e kontrollit dhe i transmeton ato mbi një kabëll koaksial, duke thjeshtuar instalimin.

Me një fjalë, HDCVI ofron një zgjidhje të mirë që siguron cilësi imazhi në megapixel për distanca transmetimit të mëdha duke thjeshtuar instalimin. Kamerat HDCVI kanë një kosto më të ulët krahasuar me kamerat IP, edhe pse ofrojnë nje cilësi të krahasueshme me to.

Back To Top