Loading....

Monitorim 24/7!!!

Kamerat e mbikqyrjes janë një aspekt thelbësor i sigurisë për bizneset dhe për çdo insitucion tjeter. Ne mund të kemi gjithçka në monitorim 24/24. Mjafton një smartphone dhe një sistem i mirë survejimi.

Me kaq shumë lloje të sistemeve të sigurisë në treg, zgjedhja e duhur për t’iu përshtatur nevojave të monitorimit të sigurisë së biznesit është një sfidë. Çdo sistem kamerash survejimi biznesi, vjen me karakteristikat e veta dhe funksionalitetet për të plotësuar kërkesat e veçanta. Në varësi të nevojave tuaja të sigurisë, RATECH ju ofron disa opsione për të zgjedhur sistemin e duhur.

Më tej, ne do të diskutojmë veçoritë më të rëndësishme të kamerave të survejimit të biznesit.

Cilat lloje të kamerave janë më efektive për biznesin tuaj? Cilat veçori duhet të shikojmë përpara se të zgjedhim?

• Rezolucioni i lartë

Shumica e pronarëve të bizneseve investojnë në kamerat dhe sistemet e sigurisë në mënyrë që të monitorojnë sigurinë e biznesit të tyre. Në fund të fundit, statistikat kanë treguar se instalimi i sistemeve të sigurisë mund të reduktojë krimet e lidhura me biznesin deri në 50%.
Por jo të gjitha kamerat janë krijuar të barabarta. Disa kamera të sigurisë vijnë me rezolucione 1080p, 1440p dhe madje 4K.
“P” qëndron për “pixels” – sa më shumë piksele të ketë kamera, aq më i detajuar është imazhi që prodhon survejimi. Kamerat me rezolucion më të ulët do të prodhojnë imazhe të paqarta, ndërsa ato me të paktën 1080p e më lart do të kapin imazhe të qarta.

Nëse jeni duke blerë një sistem të ri kamerash të sigurisë ose dëshironi të përmirësoni nga një sistem analog, ju duhet t’i kushtoni vëmendje zgjedhjes së produkteve.
Investimi në kamerat me rezolucion më të lartë siguron që të shihni të gjitha detajet përkatëse kur shqyrtoni regjistrimet e sigurisë, siç janë fytyrat, detajet, lëvizjet, target, etj.

  • Sensorët e lëvizjes

Të ruash biznesin në çdo pjesë nuk është e lehtë. Disa zona me trafik të shpeshtë janë problematike, të tilla si:

  • magazinat,
  • shkallët e emergjencës,
  • rrugicat,
  • parkingjet,
  • zonat pranë gardhit rrethues,
  • etj…

Nëse këto janë fushat që dëshironi të monitoroni dhe të ruani, sensorët e lëvizjes janë një veçori e domosdoshme që sistemi duhet të ketë.

 

Blerja e kamerave të vëzhgimit me sensorë lëvizjeje do të thotë që kamerat regjistrojnë kur vërehen lëvizje në fusha të përcaktuara për mbikqyrjen. Ky funksion është i përshtatshëm për instalime të brendshme dhe të jashtme dhe ju lejon të përfitoni siguri absolute për biznesin tuaj.

  • IR

Vizioni Infrared

Një tjetër tipar kyç në sistemet e kamerave të survejimit të biznesit është vizioni infrared natën. Duke pasur parasysh se shumica e krimeve që lidhen me biznesin ndodhin gjatë natës, është me vend të investosh në kamerat e sigurisë që ofrojnë shikueshmëri me rreze të gjatë natën, kështu mund të merrni detajet që ju nevojiten në rast të një incidenti.

Nëse akoma keni dyshime apo nuk dini çfarë ju përshtatet më mirë Ju Mirëpresim në RATECH – Edhe Siguri! Edhe Garanci!

[email protected]

+355 67 20 20 224

Back To Top