Loading....

Shërbime IT

Ratech ofron shërbime si: Kabllime, Konfigurime Rrjeti, Konfigurime Serverash etj. Projektim dhe Asistencë për çdo kërkesë në fushën IT. Shërbimi plotësohet edhe me servisin e pajisjeve si kompjutera, smartphone dhe objekte të tjera teknologjike të fushës.

Në këtë fushë komplekse të teknologjisë “RATECH” ofron një gamë të gjerë shërbimesh si:

– Servisin e kompjuterave dhe smartphonëve, në servisin e brendshëm të zyrave dedikuar vetëm riparimeve.

– Kabllime, konfigurime rrjeti dhe serverash, për të ofruar siguri më të lartë në rrjetin e brendshëm të një kompanie dhe konfigurime serverash si për shembull : Ubuntu Server i cili suporton dy arkitektura :Intel x86 dhe AMD64. Instalimi bëhet duke vendosur CD e Ubuntu Server dhe bootojme nga CD dhe vazhdojmë me hapat e mëtejshëm të proçesit të instalimit.

– Projektim dhe asistencë për cdo kërkesë të klientit në fushën e IT.

– Furnizim-Vendosje me pajisje elektronike të përdorura në instalim-
in dhe kabllimin e sistemeve të rrjetit si për shembull: paisje Switch me numër të ndryshme portash, Rack-e, kabëll UTP, Adapter, Patch Cord, etj.

Konfigurimi i rrjetit lejon një administrator të sistemit të krijojë një rrjet për të përmbushur objektivat e komunikimit.

 

 

 

Proçesi përfshin detyrat:
• Konfigurimi i Routerit: Specifikon adresat e saktë IP dhe cilësimet e rrugëzimit etj.

• Konfigurimi i Host-it : Vendos një lidhje rrjeti në një kompjuter pritës / laptop duke regjistruar cilësimet e paracaktuara të rrjetit, siç janë adresimi i IP, proxy, emri i rrjetit dhe ID / fjalëkalimi, për të mundësuar lidhjen e rrjetit dhe komunikimin.
• Konfigurimi i softuerit: Çdo softuer me bazë rrjeti, si një sistem identifikimi ndërhyrjeje (IDS), lejohet aksesi dhe sigurohet me kredencialet e duhura për të monitoruar trafikun e rrjetit.

• Konfigurimi i Rrjetit përfshin ndarjen e Internetit / rrjetit, instalimin e softuerit / aplikacionit dhe instalimin / konfigurimin e firewall.

Back To Top