Loading....

Si të rrisim sigurinë e biznesit?

Tomi dhe historia e tij…
Ne jetën e vërtetë, askush nuk dëshiron te jetë pjesë e dramës duke u parë si dikush tjetër përveç vetes. Problemi i keqkuptimit nuk është vetëm humbje kohe, kompromentim dinjiteti, por në shumicën e rasteve edhe rrezik jete, nëse personat e duhur të rrezikshëm nuk janë korrekt të identifikuar në kohë.
Fatmirësisht, teknologjia e njohjes së fytyrës ka avancuar dhe zgjidhja e sigurisë bazuar në këtë teknologji është përhapur në gjithë botën. Teknologjia DAHUA, një prodhues lider i zgjidhjeve në industrinë globale të mbikqyrjes, është veçanërisht i mire në këtë fushë e shumë të tjera. Si edhe është vërtetuar nga të dhënat ndërkombëtare, përfshirë gjurmimin e objekteve, zhvillimi I objektit të dedektimit KITI 2D 2012, Standarti i Rrjedhjes (Flow Benchmark), Detyra e Sfidës së Skenës së Rastësishme dhe Sfida e Imazhit të Krijuar.

Diagrama e akritekturës së produktit – Zgjidhja e njohjes së fytyrës DAHUA

Është e nevojshme për tu shpjeguar në disa rregulla bazike mënyra se si punon “Njohja e Fytyrës” për të parë si produktet dhe zgjedhjet e Teknologjisë DAHUA janë aplikuar në shumë skena të ndryshme të jetës së përditshme. Të dhënat e rëndësishme janë të parëndësishme nëse siguria dhe eficenca e njohjes së fytyrës nuk është përmirsuar në nivelin e duhur. Detektimi i fytyrës, pavarsisht nga fotografimi në çast ose nga video, nuk kërkon vetëm një cilësi të lartë kamere, por më e rëndësishmja, një algoritëm “Al Smart” i cili përmirson imazhin e kapur në kënde të ndryshme ose të paqartë në lëvizje. Përkthen pjesët e fytyrës në modele dixhitale të cilat mund të kontrollohen në databazë. I gjithë proçesi, nga të bërit fotot deri në krahasim, zgjat rreth 300ms.
Supozojmë se ndodhet një Tom, një menaxher i nivelit të mesëm në të 30-tat. Le të ndjekim Tomin përgjatë një dite dhe të shikojmë sesi Detektimi i Fytyrës së teknologjisë perfekte DAHUA luan një rol në jetën e tij private.

Tomi dhe Akses Kontrolli

Tomi nxiton për në kompaninë e tij në zyrën në katin e 30-të, midis pengesave në një holl midis derës kryesore dhe ashensorit. Këtu ka radhë të gjatë përpara pajisjeve të akses kontrollit. Tomi kontrollon në xhepin e tij dhe fatkeqësisht karta e tij e aksesit nuk ndodhej aty.
Por Tomi nuk duhet të shqetësohet sepse ndërtesa sapo kishte përditësuar sisitemin e sigurisë DAHUA me detektimin e fytyrës, e cila i tejkalon mangësitë e mënyrave tradicionale të kartave ose skanimit të gjurmëve të gishtave (me eficencë të ulët dhe siguri të papërshtatshme).
Krahasuar me një kartë, në dukje është me më pak gjasa për dikë të humb/zëvendësoj/marri hua një fytyrë. Dhe nuk rrezikon nëse dikujt nuk i punon gjurma e gishtave.

Këtu shpjegohet sesi zgjidhja e detektimit të fytyrës DAHUA. Kamerat e fuqishme të pajisura me “Learning Al”, detektojnë fytyrën, dixhitalizojnë karakteristikat dhe i krahasojnë ato në një databazë (zgjat më pak se një sekondë). E bukura e zgjidhjes është se kompanisë nuk i nevojitet të prodhojë një kartë ose importojë gjurmët e gishtit për punëtorët e rinj, por thjesht shkarkon fotot në databazë (përmban deri në 10,000 fytyra).

Përveç zyrave, kjo zgjidhje mund të aplikohet në çdo vend si përshembull : doganat, shkollat, komunitetet rezidenciale etj.

Tomi në “White List”

Tom hyri në një bankë. Në emër të kompanisë së tij, Tomi kishte disa biznese serioze për të diskutuar me bankën, e cila në këtë orë, ishte e mbushur me njerëz. Përpara se Tom të fillonte të shqetësohej për kohën që do të shpenzonte duke pritur, ai dëgjoi t’i thirrej mbiemri dhe u drejtua për nga dhoma VIP.
Tani, si arriti banka të bëjë këtë? Jo nga një burim njerëzore sigurisht. Asnjë nëpunës nuk mund të mbaj mend çdo fytyrë apo biznes të veçantë pa bërë ndonjë gabim. Kjo është arsyeja pse zgjidhja e njohjes së fytyrës është thelbësore për biznesin. Zbulimi i menjëhershëm i një fytyre VIP mund të krahasohet lehtësisht me “Listën e Bardhë” në databazë. Nuk ka vonesa apo keq-identifikim.
Kjo nuk pështatet vetëm për bankat, por edhe hotelet, spitalet e kazinotë do të përfitojnë nga kjo zgjidhje që siguron respektin e duhur të konsumatorëve të jashtëzakonshëm.

Tomi i paautorizuar

Tomi shkoi në bankën qendore për të parën herë në jetën e tij. Ai ishte i lumtur që ishte besuar nga kompania për një mision kaq të rëndësishëm. Ai eci shpejt dhe shkoi përpara shoqëruesit. Por, para se të ngrinte dorën për të prekur derën, u shkaktua një sirenë paralajmëruese. Shoqëruesi, me një buzëqeshje qetësuese, vendosi dorën mbi shpatullën e Tomit dhe i shpjegoi të gjithë situatën.
Asnjë personel i paautorizuar, qoftë Tom apo Jerry, nuk mund të ndërhyjë në zonat e ndjeshme të pajisura me zgjidhjen e njohjes së fytyrës Dahua. Fytyra e kapur dhe e optimizuar automatikisht nga kamera do të vendoset në krahasim në kohë reale me fytyrat e autorizuara në databazë dhe përqindja e ulët e ngjashmërisë, nga një pikëpamje matematike e pastër, menjëherë do të shkaktonte alarmin.
Fushat e tjera të kufizuara të aksesit si laboratorët dhe arkivat do të gëzojnë gjithashtu mbrojtje më të mirë me zgjidhjen e njohjes së fytyrës.

Tomi dhe “Black List”

Pas një dite të gjatë pune, Tomi shkoi për të parë një ndeshje futbolli me një mik. Ndeshja filloi përpara se ata të hynin në stadium dhe sepse ata panë një futbollist jo të famshëm i cili u refuzua dhe u nxor jashtë nga hyrja. Tomi, i cili kishte qënë përgjatë shumë aventurave gjatë ditës, e kuptoi se cfarë ndodhi. Dhe miku i Tomit, i cili është një punonjës i “DAHUA”, i dha shansin ti shpjegojë sesi njohja e fytyrës informon sigurimin për tja dalë me çdo person i cili ndodhet në listën e zezë.
Sigurisht kjo zgjidhje mund të aplikohet në fusha të tjera si: aeroporte, stacione treni ose me fjalë të tjera në gjithë menaxhimin e qytetit.

Pra, kjo ishte një ditë në jetën e Tomit, e cila ishte e pajisur me një rastësi dramatike, por krejtësisht reale në çdo skenë. Këta shembuj ishin larg nga shterimi i të gjitha aplikacioneve të mundshme të zgjidhjes së njohjes së fytyrës Dahua që aktivizon plotësisht të dhënat e mbledhura dhe në këtë mënyrë gjeneron shumë aplikacione krijuese në aspektin e sigurisë dhe biznesit, duke rezultuar në një shoqëri më të sigurtë dhe një jetë më inteligjente siç ka qenë gjithmonë e parashikuar nga “DAHUA TECHNOLOGY”.

Back To Top