Loading....

Profili Kompanisë “RATECH”

RATECH shpk është një kompani që ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e sistemeve të sigurisë dhe telekomunikacionit. Eksperienca 11 vjeçare në treg ka konfirmuar rëndësinë e karakteristikës kryesore që udhëheq këtë kompani: CILËSIA.

Investimet e “RATECH” përfshijnë të gjithë elementët përbërës në detaje:

  • Stafi i kualifikuar
  • Partnerët më të njohur global
  • Risi në pajisjet dhe mjetet e montimit dhe mirëmbajtjes

Pika kyçe e burimeve njerëzore të kompanisë janë trajnimet teknologjike dhe organizimi efiçent i pozicioneve. Secili departament përmbush detyrat në përputhje me të gjithë kërkesat e proçedurave të mbarëvajtjes së punës. Mbështetur në ta, kryhen të gjitha funksionet e shërbimit të kompanisë.

RATECH sh.pk ka zhvilluar, dokumentuar dhe implementuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në përputhje të standardeve ISO 9001 : 2008. Stafi në nivel menaxherial ka krijuar dhe zbatuar një sistem të dokumentuar, me anë të së cilit synon përmirësimin e vazhdueshëm.

Proçeset e nevojshme për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë janë identifikuar, në të njëjtën kohë janë  përcaktuar format e ndërveprimit të tyre. Kontrollimi i metodave dhe kritereve janë përcaktuar dhe aprovuar për të kontrolluar proçeset në mënyrë efektive.

Shërbimet e RATECH:

Sistemet e projektuara nga emrat më në zë, kanë përparësi në funksionimin e duhur të zbatimeve, sepse karakteristikat dhe specifikat teknike ofrojnë funksione shumë më të moderuara se sistemet e tjera të ngjashme të ofruara në Shqipëri. Kështu, të vendsour drejt cilësisë maksimale, RATECH projekton dhe zbaton:

  • Sisteme Survejimi
  • Sisteme Alarmi Zjarri dhe Vjedhjeje
  • Sistem Kontrolli Hyrje-Dalje
  • Video Citofoni
  • Sistem Parkimi
  • Sisteme Audio
  • Shërbime IT, etj…

Çertifikime

Filozofia jonë është e thjeshtë. Ne dëgjojmë klientët tanë dhe pastaj ofrojmë këshilla të paanshme të ndershme e profesionale. Kjo na lejon të jemi shumë selektiv në markat dhe produktet që zgjedhim.

Ne nuk ndjekim trendet e industrisë, por më tepër kujdesemi për t’i vendosur ato.

Ne punojmë me produkte që janë testuar në terren dhe përfshijnë garanci nga prodhuesi.

Gjithashtu, paralajmërojmë klientët tanë të jenë të vetëdijshëm për produktet e importuara që nuk kanë garanci nga prodhuesi i tyre.

Investojmë vazhdimisht në trajnimet e stafit dhe sjelljen e teknologjisë më të re.

Rritja Ekonomike

Çdo projekt trajtohet dhe vlerësohet me të gjitha veçoritë për të ofruar një ambient komod, teknlologjik dhe të sigurt për klientin. Shërbimi ynë është totalisht i personalizuar dhe përmbush çdo kërkesë specifike të kërkuar nga porositësi.

Gjithçka e propozuar nga RATECH kalon faza të mirëmenduara brenda stafit teknik, testohet dhe më pas zbatohet për të sjellë sistemin më të shpejtë dhe funksional.

Suporti teknik dhe mirëmbajtja e ofruar pas mbylljes së shërbimit, janë dy elementë që na pozicionojnë lider në tregun e sigurisë.

Edhe Siguri! Edhe Garanci!

RATECH 😉

Back To Top