Sistemi është i ndërtuar mbi teknologjinë IP dhe mund të lidhet në Internet për të mundësuar
njoftimin në smartphone nëpërmjet aplikacionit që bën të mundur dhe komandimin e derës nga distanca. Ai është I pajisur me kamera me rezolucion të lartë, rezistenete ndaj kushteve atmosferike dhe dhunës për pjesën e jashtme të derës e cila mund të shërbej dhe si pajisje akses kontrolli.
Monitori LED shërben për shfaqjen e pamjeve dhe komandimeve të
ndryshme të sistemit si hapja e derës dhe lidhja me sensorët e alarmit ose
kamerat e sigurisë.
Sistem IP për Apartamente
Zgjidhja Inteligjente për shtëpi adapton protokollin TCP/IP, i cili integron video
citofoni, sisteme sigurie për shtëpinë, alarme dhe kontroll në distancë, duke
ofruar funksionet e mëposhtme:
– Lejon akses në ndërtesë vetëm për personat e autorizuar; Integrohet me sistemin e kamerave të sigurisë;
– Lidhje me sistemin e alarmit;
– Regjistrimi i mesazheve video dhe audio nga citofonia për përdorim në të ardhmen;
– I gjithë sistemi mund të kontrollohet në distancë nga një aplikacion për smartphone, i cili kap thirjet, bën monitorim në kohë reale dhe hap portën në distancë.
Sistem IP për Vila
– I integrueshëm me video citofoninë dhe sistemin e kamerave të sigurisë;
– Aplikacion për smartphone (monitorim dhe hapje porte në distancë);
– Dhënie aksesi në distancë nga kudo.