Loading....

Sistem Alarm

Në ditët e sotme, alarmet e shtëpisë ose sistemet e sigurisë për shtëpi/biznese janë një nevojë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e shtëpisë/biznesit nga vjedhjet dhe rreziqet nga zjarri. Instalimi i një sistemi sigurie për shtëpi/biznes përmirëson ndjeshëm sigurinë e familjes dhe të pronës tuaj.

 

SISTEM ALARM VJEDHJE
Këto sisteme alarmi të sigurisë janë paraqitur si pajisje elektronike që kanë sensorë. Ata lidhen tek një panel kontrolli kryesor nëpërmjet një sinjali RF me brez të ngushtë (valë) ose kabllo. Kur bëhet lidhja midis njësisë dhe sinjalit, mund të krijohet një alarm njoftues që çon në përpunimin e një përgjigjeje. Zakonisht sensorët për alarmet e ndërhyrjeve mund të tregojnë hapjen e një dritareje apo dere. Sistemet e reja janë kryesisht me kabllo për qëllime ekonomike. Ndërsa sistemet wireless mund të jetë gjithashtu ekonomik, por në të njëjtën kohë janë më të shpejtë për t’u instaluar.

Ne ofrojmë sisteme që janë të dedikuar ndaj një qëllimi të caktuar dhe sisteme të tjerë që mund të gjurmojnë ndërhyrjet, zjarrin etj. Ofrohen gjithashtu dhe dizajnet e komplikuara Hi-Tech me sisteme kompjuterike që mbulojnë multi-zona dhe monitorojnë rezultatet. Këto sisteme mund të iniciojnë veprime të ndryshme ose mund të programohen për të telefonuar policinë, zjarrfikësit dhe ambulancat menjëherë pas sinjalizimit. Të tjerë mund të telefonojnë mbikqyrësin e pronës për të kuptuar nëse alarmi është i vërtetë. Funksione të tjera të këtij sistemi mund të përfshijnë telefonimin e një liste numrash të përcaktuara nga pronari për tu kontaktuar që të bëhen kontrollet e zonave të siguruara. Sistemet e alarmit mund ti bashkëngjiten sistemeve mbikqyrëse me kamera për të regjistruar pamjet ne rast emergjence.

 

 

 

SISTEM ALARM ZJARRI

Mundëson detektimin e zjarrit dhe sinjalizim e tij për të  minimizuar dëmet materiale dhe humbjet njerëzore. Kjo mundësohet nga gërshetimi i detektorëve inteligjent me panelet dixhitale që mundësojnë lokalizimin e saktë të vatrës së zjarrit.

                    Sist. Alarm Zjarri
                       Konvencional

                       Sist. Alarm Zjarri
                            Adresuar

Sipas rastit mund të përdoren detektorë

  • Optik
  • termik
  • Për përqendrimin e gazrave specifik
  • Kombinime të ndryshme

 

Ne rastin e detektimit te zjarrit bëhet dhe njoftimi i menjehërshëm për evakuimin e objektit i cili është akustik dhe vizual.

Back To Top