Loading....

Akses Kontroll

Ratech ju ofron sisteme kontrolli inovative, fleksibël, kosto-efektive dhe të aksesueshme në çdo kohë për aplikime të pothuajse çdo madhësie. Mundëson kontrollin e plotë të dyerve të jashtme dhe të brendshme të godinave, regjistrimin e gjithë eventeve dhe krijimin e raporteve të ndryshme për personat dhe lëvizjet e tyre.

Përfitimet e sistemit të kontrollit të Hyrje – Daljeve
Mund të rini te qetë se asetet tuaja janë të sigurta nëse e mbroni pronën me sisteme të brendshme kontrolli të hyrje-daljeve. Sistemet tona ju sigurojnë qetësinë e mendjes dhe mbrojtje të pakrahasueshme ndaj ndërhyrjeve dhe personave të tjerë të pautorizuar.

Duke u mbështetur te karakteristikat e personlizueshme të sistemit, teknologjinë më të spikatur, eksperiencën tonë në instalim dhe stafin mbështetës, nëpërmjet sistemeve tona të kontrollit ju ofrohet:
Kufizimi Hyrjeve të Paautorizuara Sistemi i Kontrollit të Brendshëm ju lejon të përcaktoni pikat e autorizuara të hyrjes, duke krijuar kufizime të hyrjeve. Me anën e këtij sistemi, individët e autorizuar mund të hyjnë në zona të caktuara
brënda orëve të përcaktuara. Ideal për situatat në vendin e punës, punëdhënësit mund tu japin akses të limituar punonjësve pa rritur rriskun për vjedhje apo dëmtim të aseteve dhe inventarit.

Sigurimi i Vendit të Punës

Sistemet e Kontrollit të Brendshëm gjithashtu ofrojnë opsione për sigurinë e vendit të punës, duke përfshirë kufizimet në hyrje, monitorin me anë të videove etj. Ju jep mundësinë të jeni në djeni se çfarë ndodh në objektin tuaj, duke shmangur rreziqet me anë të kufizimit të hyrjeve. Nëpërmjet Sistemit të
Kontrollit të Brendshëm, ju gjithashtu mund t’i ofroni mbrojtje punonjësve tuaj me kamera të vendosura në mënyrë strategjike që reduktojnë rrezikun për dhunë në vendin e punës.

Eleminimi i Problemeve me Çelsat

Thuaj “lamtumirë” bravandreqësit dhe “mirë se erdhët” kursimeve. Duke instaluar një sistem të kontrollit të brendshëm me kontroll elektronik të aksesit, ju do ti kurseni vetes kohë dhe para. Objektet tuaj do të jenë të sigurtë nga hyrjet e padëshiruara, duke mos patur më nevojë të shqetësoheni për të gjurmuar kush ka çelsat apo nëse janë dublikuar.

Back To Top