Loading....

Sistem Vëzhgimi

Sistemet e Vëzhgimit të ofruara nga RATECH shpk, mbajnë emrin e prodhuesit “DAHUA TECHNOLOGY”. Larmishmëria e produkteve e bëjnë punën tonë efikase në shumë drejtime zbatimi. Kështu, sistemet e survejimit HDCVI dhe IP zbatohen në institucione dhe biznese me veprimtari të ndryshme.

Qëndra Banimi

                                           Biznese

                                              Transport

Institucione

                                               Banka

                                               Magazina

Videoregjistrator dixhital sipas kërkesave të projektit nga 4 deri në 256 kanale. Kamerat inteligjente të teknologjisë më të fundit që mbulojnë të gjitha kërkesat e projektit (kamera termale dhe kamera me fuksione inteligjente për përpunumin e pamjeve si detektimi dhe identifikimi i fytyrës, funksionet e detektimit të objekteve dhe mungesa ose prania e tyre, perimetrin dixhital, detektimin e targave ,etj)


Kamerat IP
Sistemi i survejimit dixhital ofron një mori përfitimesh dhe funksionalitetesh të avancuara të cilat nuk mund të ofrohen nga një sistem survejimi analog. Përparësitë përfshijnë: cilësinë më të lartë të imazhit, funksione inteligjente,
instalim dhe integrim i lehtë, fleksibilitet dhe një raport shumë të mirë cilësi/kosto. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të kamerave IP duke filluar me rezolucion nga 1.3MP deri 14MP. Seritë e reja Super-Inteligjente mbështesin funksione si Tripwire, zbulimin e ndërhyrjeve, dedektim të ndryshimit të skenave, dedektim fytyre e shumë më tepër.

Kamera HDCVI
HDCVI (High Definition Composite Video Interface) është një standard transmetimi i videove HD nëpërmjet një kablli analog koaksial. Teknologjia ofron dy formate të videove HD – 1080p (1920 × 1080) dhe 720p (1280 × 720) me skanim progresiv. Kjo është një zgjidhje për aplikacionet me definicion të lartë të shprehur në megapixel duke ofruar transmetim pa vonesa, në distanca të mëdha dhe me një kosto të ulët.
Në krahasim me sistemet e tjera, HDCVI ka një avantazh për sa i përket distancës së transmetimit, pasi mund të transmetojë deri në 500 metra, duke përdorur kabllo 75-3 për transmetim dhe përmban një normë të ulët të shtrëmbërimit të sinjalit. HDCVI kompozon së bashku sinjalet video, audio, sinjalet e kontrollit dhe i transmeton ato mbi një kabëll koaksial, duke thjeshtuar instalimin.

Me një fjalë, HDCVI ofron një zgjidhje të mirë që siguron cilësi imazhi në megapixel për distanca transmetimit të mëdha duke thjeshtuar instalimin. Kamerat HDCVI kanë një kosto më të ulët krahasuar me kamerat IP, edhe pse ofrojnë nje cilësi të krahasueshme me to.

Back To Top