
SISTEME PARKIMI ME QENDËR MONITORIMI
RATECH Albania është kompania e parë në Shqipëri që instalon sisteme parkimi krejtësisht të automatizuara të markës TRITON, të cilat përdorin teknologjinë më të avancuar dhe kanë funksionalitete të shumta, për çdo nevojë të veprimtarisë së vendparkimeve.
Sistemet tona të parkimit janë inteligjentë, të fortë, fleksibël dhe modernë.
Niveli i avancuar i sistemeve tona të parkimeve është i bazuar në eksperiencën e gjatë të prodhuesit, zhvillimin e vazhdueshëm teknologjik dhe njohjen e mirë të çështjeve operacionale të hapësirave të parkimit.
Sistemet tona ofrojnë funksionalitete të shumta, ndër të cilat:
- Hyrje me disa metoda: biletë, kartë apo nëpërmjet leximit të targës së makinës, gjë që lehtëson veprimtarinë e vendparkimeve që kanë disa lloje përdoruesish.
- Pagesë me monedha, kartmonedha e kartë krediti në kasën automatike, që mundëson një sistem parkimi pa operator, duke ulur kostot.
- Kamera për leximin e targave, që mund të përdoren për të krijuar një sistem pa bileta dhe pa kontakt, i cili respekton ambjentin dhe ruan nga përhapja e Covid19.
- Përdorimi i terminaleve bonus, që zgjidh situatat e parkimit të ofruar falas në hotele apo qendra tregëtare, përkundrejt një vlere blerjesh.
- Softueri i avancuar dhe me shumë funksionalitete, i cili mundëson kontrollin e plotë mbi veprimtarinë e parkimit, duke minimizuar humbjet dhe rritur fitimet. Faturat e gjeneruara prej tij, nga kasa manuale apo nga ajo automatike, janë tashmë të fiskalizuara, duke e bërë zgjidhjen tonë të kompletuar dhe të gatshme për përdorim.
Sistemet e parkimit janë të bazuar në softuerin ParkIs, i cili është:
- Kompleks, pasi mbulon edhe nevojat më sfiduese të veprimtarisë së hapësirave të parkimit;
- Robust, pasi funksionalitetet e shumta janë rezultat i zhvillimit afatgjatë;
- I besueshëm, pasi përdor teknologji të fjalës së fundit.
Softueri ParkIs ofron zgjidhje e aplikime të shumta:
ParkIs Core | Softueri kryesor i kontrollit menaxhon krejtësisht sistemin nëpërmjet raporteve, statistikave dhe monitorimit të vazhdueshëm. |
ParkIs Supervision Center | Qendër monitorimi me kontroll të plotë në distancë, suport teknik dhe menaxhim të hapësirës së parkimit. |
ParkIs Mobile | Kontrollon nga çdo vendndodhje hapësirat e dedikuara të parkimit dhe pajisjet e sistemit. |
ParkIs Tenant Cards | Kartat e hyrjes të dedikuara për abonentët e rregullt mund të administrohen në një portal nga vetë ata. |
ParkIs Reservations | Rezervimi i vendeve të parkimit për vizitorë. |
ParkIs Hat | Llotari e vendeve të parkimit mes grupeve të ndryshme në vendet e parkimit me kapacitet të kufizuar. |
ParkIs DockNav | Sistem navigimi për qendra logjistike që garanton efektivitetin maksimal të hapësirës së parkimit. |
ParkIs Navi | Navigim i hapësirës së parkimit me tregues. Përfshin vlerësimin e efektivitetit të hapësirave të parkimit dhe statistika. |
Parkis Ticketless | Hyrje në parkim me anë të njohjës së targave. Përshpejton dukshëm hyrjen dhe daljen nga parkimi. Rrit rehatinë e vizitorëve dhe kursen materiale. |
ParkIs Notify | Shërbime njoftimi me konfigurime të personalizuara. Njoftime për ngjarjet e rëndësishme të sistemit, raporte dhe statistika që dërgohen automatikisht. |
ParkIs Mobile Payment | Pagesë e tarifave të parkimit nëpërmjet aplikacioneve mobilë PoSAm and ParkDots. Mund të përdoren për disa hapësira parkimi njëkohësisht. |
ParkIs Api | Ndërfaqe e shkëmbimit të të dhënave mes ParkIs dhe sisteme të tjera. Përveç kësaj ndërfaqeje ekzistuese, sistemi lejon edhe krijimin e ndërfaqeve sipas kërkesave specifike. |
SISTEMET PA BILETA TË MENAXHIMIT TË PARKIMEVE
Marka TRITON dhe RATECH ju mundëson të krijoni sisteme parkimi krejtësisht pa bileta dhe pa kontakt. Këto sisteme kanë disa avantazhe të mëdha për klientët, pasi mundësojnë hyrje dhe dalje të shpejtë pa ndalesë për marrjen e biletës apo kalimin e kartës. Po, këto sisteme kanë ehe shumë përparësi për administratorët e tyre, pasi ato maksimizojnë fitimet dhe minizojnë kostot e veprimtarisë së parkimit.
Sistemet e parkimit pa bileta funksionojnë me leximin e targës së automjetit, në vënd të biletës së parkimit apo kartës së abonentit. Leximi i targës mundësohet nga kamera ANPR e vendosur në hyrje. Nëse targa e automjetit është e palexueshme apo skanimi është i pasuksesshëm, sistemi automatik i mesazheve zanore të parkimit flet me shoferin dhe e udhëzon atë të marrë një biletë parkimi. Bileta përdoret më pas për identifikimin në dalje ose kur paguani në arkë.
Nëse regjistrimi i targës ka funksionuar siç duhet, mjeti identifikohet në dalje duke ri-skanuar targën në kamerën e daljes, e cila e hap barrierën automatikisht.
Kur parkimi është me pagesë apo është kaluar koha e parkimit falas, shoferi duhet të paguajë tarifën e parkimit në kasë duke futur targën e automjetit të tij nëpërmjet ekranit me prekje.
Pagesa e tarifës së parkimit mund të bëhet në arkën automatike duke përdorur monedha, kartëmonedha ose kartë krediti. Pas vendosjes së targës në ekran, shoferi verifikon shumën për të paguar dhe zgjedh mënyrën e pagesës. Në dalje, barriera hapet automatikisht pas leximit të targës nga kamera ANPR.
Sistemete pa bileta të menaxhimit të parkimit janë zgjidhje të plota, që u ofrohen klientëve të kompletuara dhe mundësojnë administrimin e hapësirës së parkimit, shërbim dhe mbështetje.