• Email: [email protected]
  • E hënë – E premte 8:30 – 17:00
RATECH RATECH
  • Na vizitoni Rruga e Kavajës, Park Construction Albania (Kompleksi Delijorgji), Tiranë
  • Telefon +355 67 20 20 224
  • Kush jemi
    • Rreth nesh
    • Historiku i kompanisë
    • Drejtimi ekzekutiv
    • Struktura e kompanisë
    • Kontakt
  • Çfarë bëjmë
    • Zgjidhje të integruara
    • Zgjidhjet
      • Sisteme të mbikqyrjes me kamera
      • Kontroll aksesi
      • Sisteme elektrike
      • Sisteme alarmi
      • Sisteme parkimi
      • Mbrojtje perimetrale
      • Monitorimi i pajisjeve kritike
      • Automatizimi i ndërtesave
      • Kontrolli i trafikut rrugor
      • Njoftimi i emergjencës
      • Sisteme telefonie
      • Sisteme televizive
      • Rrjete lokale (LAN)
    • Shërbimet
      • Projektim
      • Instalim
      • Mirëmbajtje
      • Mbështetja logjistike
    • Partnerët
  • Të reja
    • Lajme
    • Blog
    • Vende pune
  • Shkarkoni
    • Termat dhe kushtet e punës
    • Termat e garancisë standarde
    • Termat e mirëmbajtjes
    • Deklarata e përgjegjësisë GDPR
    • Politika e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit të faqes
  • R&M Group
  • ShqipShqip
    • EnglishEnglish

Projektim

Projektimi i sistemeve të sigurisë, veçanërisht atyre të integruara, është një proces që përfshin mjete e teknika të shumta. Në RATECH, projektimi trajtohet si elementi më i rëndësishëm i punës sonë, pasi lehtëson punën gjatë fazës së instalimit apo integrimit, si dhe sqaron paraprakisht të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e klientit. Projektimi i mirë limiton çështjet që i ngelen rastësisë apo ndryshimeve eventuale.

RATECH ka staf të dedikuar për projektimin. Ata i kushtojnë rëndësi mjeteve të dizajnit dhe objektivave të sistemeve të sigurisë, si dhe roleve të drejtuesve dhe të anëtarëve të ekipeve të grupeve të projektimit.

Vizatimet

Vizatimet janë zemra e dizajnit. Ato ilustrojnë konceptin e projektuesit rreth lidhjeve të sistemit me ndërtesën dhe marrëdhënieve të pajisjeve me mjedisin e tyre fizik, me rrjetin e kabllove dhe të energjisë, me njëra-tjetrën dhe me përdoruesit.

Specifikimet

Specifikimet teknike të projektit dhe të produkteve të përdorura janë shumë të rëndësishme, pasi jo vetëm përshkruajnë për çfarë është projektuar dhe çfarë mund të bëjë sistemi, por ato kanë edhe përparësi ligjore në rast të konflikteve për funksionalitetet e sistemit.

Koordinimi ndërdisiplinor

Sistemet e sigurisë janë të ndërlidhur me shumë sisteme e pajisje të tjera, të instaluara në ambjentin përkatës: sistemet elektrike, dyert, strukturat, ashensorët, ndriçimi, etj. Integrimi i mirë i këtyre elementeve është përcaktues për funksionimin e projektit sipas qëllimit të tij.

Përzgjedhja e produkteve

Specifikimi i produkteve të duhura për projektin është me ndikim të madh në suksesin ose jo të sistemit të projektuar. Është e rëndësishme që projektuesi të ketë hapësirën e mjaftueshme për të zgjedhur mes markave dhe kategorive të ndryshme të produkteve, në mënyrë që të adresojë të gjitha kërkesat e klientit.

Menaxhimi i projektit

Në RATECH i kushtojmë shumë rëndësi krijimit dhe organizimit të grupit të projektimit. Menaxheri i projektit është personi përgjegjës për koordinimin e stafit dhe të gjitha pjesëve të projektit, me qëllim dorëzimin e një projekti që plotëson të gjitha kërkesat e klientit. Klienti ka mundësi të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me menaxherin e projektit gjatë të gjithë punës për hartimin e projektit.

Menaxhimi i klientit

Menaxhimi i klientit është procesi i menaxhimit të marrëdhënies midis kompanisë dhe klientit. Aspekti më i rëndësishëm i menaxhimit të klientit është mbajtja e projektit brenda qëllimit, afatit dhe buxhetit të përcaktuar.

Kush jemi
  • Rreth nesh
  • Historiku i kompanisë
  • Drejtimi ekzekutiv
  • Kontakt
Zgjidhjet
  • Sisteme të mbikqyrjes me kamera
  • Kontroll aksesi
  • Sisteme elektrike
  • Sisteme alarmi
  • Sisteme parkimi
  • Automatizimi i ndërtesave
Shërbimet
  • Projektim
  • Instalim
  • Mirëmbajtje
  • Mbështetja logjistike
Të reja
  • Lajme
  • Blog
  • Vende pune
Copyright © 2021 Ratech sh.p.k., All Rights Reserved | Politika e privatësisë | Kushtet e përdorimit