• Email: [email protected]
  • E hënë – E premte 8:30 – 17:00
RATECH RATECH
  • Na vizitoni Rruga e Kavajës, Park Construction Albania (Kompleksi Delijorgji), Tiranë
  • Telefon +355 67 20 20 224
  • Kush jemi
    • Rreth nesh
    • Historiku i kompanisë
    • Drejtimi ekzekutiv
    • Struktura e kompanisë
    • Kontakt
  • Çfarë bëjmë
    • Zgjidhje të integruara
    • Zgjidhjet
      • Sisteme të mbikqyrjes me kamera
      • Kontroll aksesi
      • Sisteme elektrike
      • Sisteme alarmi
      • Sisteme parkimi
      • Mbrojtje perimetrale
      • Monitorimi i pajisjeve kritike
      • Automatizimi i ndërtesave
      • Kontrolli i trafikut rrugor
      • Njoftimi i emergjencës
      • Sisteme telefonie
      • Sisteme televizive
      • Rrjete lokale (LAN)
    • Shërbimet
      • Projektim
      • Instalim
      • Mirëmbajtje
      • Mbështetja logjistike
    • Partnerët
  • Të reja
    • Lajme
    • Blog
    • Vende pune
  • Shkarkoni
    • Termat dhe kushtet e punës
    • Termat e garancisë standarde
    • Termat e mirëmbajtjes
    • Deklarata e përgjegjësisë GDPR
    • Politika e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit të faqes
  • R&M Group
  • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
GRUPI I KOMPANIVE
GRUPI I KOMPANIVE

R&M GROUP

Fokusi ynë është teknologjia, sistemet e sigurisë, inxhinieria elektrike dhe elektronike dhe sistemet e ndriçimit. Kompanitë tona kanë zhvilluar me sukses projekte në të gjithë territorin e Shqipërisë, si edhe në disa vende të Evropës.

Në punën tonë, në të gjitha kompanitë tona, por edhe në të gjitha planet tona për zgjerim të aktivitetit, në mbetemi të përkushtuar për komunitetin, të përkushtuar për të ardhmen. Pasioni për të renë dhe inovacionin teknologjik janë elementët që e bëjnë grupin R&M unik dhe të ndryshëm. Këto janë pikërisht vlerat që qëndrojnë në themel të grupit tonë.

Rezultatet tona të jashtëzakonshme bazohen plotësisht në punën e njerëzve inovativë e të motivuar nga pasioni. Njerëz që nuk heqin dorë kurrë, njerëz që zgjedhin sfida të mëdha. Njerëzit që besojnë se çdo ide e mirë sjell një ndryshim të madh drejt një të ardhmeje të ndritur. Për ne është e rëndësishme të tregojmë me punën tonë se risia nuk është një pikë fillimi, por një proces i vazhdueshëm drejt së ardhmes.

Për më shumë të reja nga R&M Group, ju lutem vizitoni faqen e tij tek www.rm-group.com.al

Ratech

Fillimet e grupit R&M datojnë në vitin 2007 me krijimin e kompanisë RATECH, me fokus instalimin dhe integrimin e sistemeve të sigurisë. RATECH u krijua nga ekspertë të pasionuar të sigurisë. Me qasjen profesionale, të dedikuar ndaj dhënies së shërbimit, RATECH është pozicionuar si një ofruesit krysorë të shërbimeve të projektimit, instalimit e integrimit të sistemeve të sigurisë në Shqipëri.

SSD “Security Solution & Distribution”

Me zgjerimin dhe fuqizimin e RATECH, grupit iu shtua SSD “Security Solution & Distribution”. SSD u krijua në vitin 2011 si distributori i parë rajonal i liderit të sistemeve të sigurisë “Dahua Technology”. Aktualisht, SSD ka shtrirë bashkëpunimin me disa marka lider në fushën e produkteve të sigurisë, duke u bërë kompania kryesore në Shqipëri e tregtimit me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektronike, software-ve dhe aplikacioneve për të gjitha sistemet e sigurisë.

MR. LIGHT ALBANIA

Më pas, në 2019 shtuam MR. LIGHT ALBANIA, projektuesin dhe distributorin e sistemeve të ndriçimit me cilësi superiore. MR. LIGHT është e specializuar në shitjen e ndriçuesve të cilësisë së lartë dhe projektimin e zbatimin e projekteve në fushën e ndriçimit. MR. LIGHT është distributor zyrtar i markave të njohura DR. LIGHT dhe LAMP 83.

MR. COFFEE

Rishtaz, grupit i është shtuar MR. COFFEE, zinxhiri më i ri i kafeneve në Tiranë. Kafeneja e parë u hap në vitin 2020, në një nga zonat rezidenciale më ekskluzive të Tiranës. Sot kemi privilegjin të lidhemi me qindra klientë çdo ditë dhe të planifikojmë hapjen e kafeneve në zona të tjera.

TOKYO BAR&SNACKS

TOKYO është një kompani që vepron në industrinë e mikpritjes. Shërbimet e pijeve dhe ushqimit, kateringut, organizimit të eventeve ofrohen nga një staf profesional, me eksperiencë të gjerë, për të plotësuar kërkesat e klientëve individualë dhe atyre që vijnë nga fusha e biznesit.

PETER PAN

PETER PAN është një kompani që i dedikohet argëtimit të fëmijëve. PETER PAN administron një park lojërash në një nga zonat më ekskluzive të Tiranës, si edhe vepron në fushën e shitjes me pakicë të lojërave për fëmijë. Për më tepër, PETER PAN ofron shërbimin e organizimit të eventeve për fëmijë.

BAMBI KIDS STORE

BAMBI KIDS STORE është një kompani e re, që vepron në fushën e tregtimit të lojërave për fëmijë. Nëpërmjet shitjeve në dyqani tonë fizik dhe shitjeve online, ofrojmë lodra të markave më të njohura. Personazhet e dashur të fëmijëve, lodrat edukative dhe materiale të zgjedhura shkollore mund t’i gjeni në dyqanet BAMBI KIDS si prodhimet e markave më cilësore, të cilat njihen për përdorimin e materialeve natyrale e të standardeve më të larta të sigurisë.

KIDS CLUB

KIDS CLUB është një hapësirë për fëmijët, në të cilën ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në subjekte të ndryshme shkencore dhe artistike, të kryejnë detyrat e shtëpisë dhe aktivitete të tjera passhkollore apo thjesht të argëtohen duke luajtur. KIDS CLUB është projektuar duke mbajtur parasysh imagjinatën dhe dëshirat fëmijërore, si një vend miqësor që do t’u mundësojë fëmijëve të shprehin lirisht kreativitetin dhe aftësitë e tyre.

KIRAÇ ELEKTRIK

Në vitin 2022, grupit R&M iu shtua kompania KIRAÇ ELEKTRIK, e cila është rezultat i një partneriteti të shkëlqyer dhe sjell në Shqipëri ekskluzivitetin e disa prej markave më të mira të materialeve elektrike. KIRAÇ ELEKTRIK bashkon tek pasuria e produkteve edhe vizionin dhe shërbimin e shpejtë e cilësor.

Kush jemi
  • Rreth nesh
  • Historiku i kompanisë
  • Drejtimi ekzekutiv
  • Kontakt
Zgjidhjet
  • Sisteme të mbikqyrjes me kamera
  • Kontroll aksesi
  • Sisteme elektrike
  • Sisteme alarmi
  • Sisteme parkimi
  • Automatizimi i ndërtesave
Shërbimet
  • Projektim
  • Instalim
  • Mirëmbajtje
  • Mbështetja logjistike
Të reja
  • Lajme
  • Blog
  • Vende pune
Copyright © 2021 Ratech sh.p.k., All Rights Reserved | Politika e privatësisë | Kushtet e përdorimit