
R&M Group prezantohet në SHARE Architects
R&M Group prezantoi aktivitetin e tij para më shumë se 250 arkitektëve shqiptarë dhe të huaj në forumin SHARE Architects, i cili për të pestin vit radhazi u zhvillua në Tiranë.
SHARE Architects është një nga rrjetet e eventeve më aktivë në rajon, një burim informacioni të përditësuar në vazhdimësi, i cili mbështet trajnimin e specialistëve dhe promovimin e talenteve të reja. Nga viti në vit, eventet SHARE Architects në Tiranë kanë qenë në kërkim të ekselencës në fushat e arkitekturës dhe ndërtimit.
Drejtorja Administrative Brunilda Haxhiu prezantoi aktivitetin e R&M Group, si lider në ofrimin e shërbimeve në fushat elektrike, të ndriçimit dhe sigurisë civile. Ajo foli për kapacitetet inxhinerike të Ratech, katalogun e gjerë të produkteve elektrike të Kiraç Elektrik Albania, pozicionimin si lider në rajon në distribucionin e produkteve të sigurisë së SSD – Security Solution and Distribution dhe larmishmërinë e cilësinë e produkteve të ndriçimit që ofron Mr. Light.
Nëpërmjet njohurive dhe eksperiencës së kompanive tona, ne jemi në gjendje të ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të integruara për klientë privatë dhe publikë brenda dhe jashtë vendit.