
Ndikimi i COVID-19 në zhvillimin teknologjik në industrinë e sigurisë
Pa kuptuar, kanë kaluar më shumë se dy vjet nga shfaqja e koronavirusit, i cili ndryshoi çdo gjë në mënyrën tonë të jetesës. Ajo që u duk si një situatë kalimtare që do të kalonte për disa javë, është kthyer tani në një realitet që ka ndryshuar thellësisht mënyrën e të bërit biznes, por ka patur edhe një ndikim shumë të madh në industrinë e sigurisë.
Qysh nga fillimi i pandemisë pati shqetësim të madh për ndikimin që kjo do të kishte në ekonomi, në të gjithë sektorët, përfshirë edhe atë të industrisë së sigurisë. Tani, pas më shumë se dy vjetësh, është parë se ky sektor e kaloi këtë periudhë më mirë se ç’pritej e, madje, në disa aspekte, kjo ishte periudha më e mirë prej kohësh.
Një ndër aspektet, në të cilët u vu re kjo rritje, është zhvillimi teknologjik që u vu re gjatë kësaj periudhë dhe aftësia e industrisë së sigurisë për t’iu përgjigjur sfidave të një shoqërie që lufton me pandeminë. Në këtë artikull do të prezantojmë shkurtimisht disa nga risitë teknologjike në fushën e sigurisë, të cilat po përdoren me sukses për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Këto risi, të cilat ofrohen në Shqipëri nga RATECH, fokusohen në dy drejtime; në matjen automatike të temperaturës, si mjet evidentimi të personave që mund të jenë të infektuar, dhe në shmangjen e kontaktit me njerëz apo sende në procese të rëndësishme pune, si një nga mënyrat për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.
Kontrolli i hyrje/daljeve dhe matja e kohës së punës pa kontakt fizik
Një nga aspektet e industrisë së sigurisë që ka patur zhvillim të madh është kontrolli i hyrje/daljeve. Qysh para pandemisë ka patur një interes të madh për të shtuar element biometrike inovative në kontrollin e hyrjeve/daljeve apo në kontrollin e aksesit në rrjete, sisteme, etj. Shenjat e gishtave kanë kohë që përdoren me sukses, por së fundi, fytyra, venat e duarve, etj janë shtuar në elementët biometrike që i lejojnë punonjësit të hyjnë në ambjentin e punës apo në sistemet përkatëse pa kontakt.
RATECH ju ofron pajisjet ProFace X Series, me versionet [P], [TD], dhe [TI] të ZKTeco-s, të cilat jo vetëm mundësojnë hyrjen pa kontakt nëpërmjet dallimit të fytyrës, por bëjnë edhe leximin automatik të temperaturës. Për më tepër, këto pajisje mund të lidhen me sistemin e bazuar në cloud të kontrollit të kohës së punës. Ky sistem u lejon punëdhënesve të sigurojnë kthimin e sigurt të punonjsve në zyra, por gjithashtu mundëson kontrollin e kohës së punës për ata që punojnë në distancë, duke u mundësuar check-in nëpërmjet internetit dhe pajisjeve me GPS.

Kamerat termike për matjen e temperaturës
Kamerat termike kanë vite që përdoren në industrinë e sigurisë. Ato dallojnë nga kamerat tradicionale të sigurisë sepse përdorin infrared me gjatësi vale mesatare ose të gjatë, ku imazhet termike janë pasivë dhe ndiejnë vetëm ndryshimet e temperaturës.
Shpejt kompanitë prodhuese të kamerave zbuluan se kamerat termike ishin një zgjidhje për nevojën e detektimit të punonjësve apo vizitorëve të sëmurë.
Modeli bazë dhe më ekonomik që RATECH ofron për matjen e tempraturës së trupit është kamera termike DAHUA DH-TPC-BF5421. Këto kamera janë instaluar në disa ambiente zyrtare e tregëtare në Shqipëri.
Dahua Technology ka qenë në pararojë të luftës kundër Covid-19 që nga shfaqja e tij në Kinë. Në 24 janar 2020, kamerat e para termike për matjen e temperaturës u instaluan në Ëuhan, zona më e goditur nga epidemia. Që atëherë, sistemet termike Dahua për matjen e temperaturës janë instaluar në aeroporte, spitale, ndërtesa qeveritare, stacione autobusësh e trenash dhe ambiente të tjera, në mbarë botën.
Matja e saktë e temperaturës së trupit, me marzh gabimi vetëm ±0.3°C, ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit, kurse matja e shpejtë prej 3 persona ne sekondë lejon lëvizjen e lirë të personave, pa krijuar radhë. Kamera e mat temperaturën në një largësi deri në 3 metra dhe jep alarm zanor, i cili lejon dallimin e menjëhershëm të personave me temperaturë të lartë. Falë teknologjisë AI, matja e temperaturës nuk ndikohet nga mbulimi i fytyrës, kokës apo prania e objekteve të nxehta.

Kamerat për numërimin e personave
Një nga modelet e tjera të kamerave që dallon nga ato tradicionale janë kamerat e numërimit të personave. RATECH ka sjellë për herë të parë në Shqipëri modelin IPC-HDË8341XN të Dahuas. Kjo kamera me lente të dyfishtë numëron njerëzit me shpejtësi dhe saktësi maksimal.
Ajo përdor teknologjinë më të avancuar të AI për të numëruar njerëzit dhe automjetet, gjë që siguron fleksibilitet dhe saktësi të lartë për përdoruesit. Kamera e numërimit përdor teknologjinë me lente të dyfishtë për të kapur informacione 3D në thellësi të imazheve. Kamera e përdor këtë informacion për të analizuar dhe zbuluar trupat njerëzorë dhe për të gjurmuar objektet e synuara në kohë reale, siguron statistika për hyrjen dhe daljen e individëve të veçantë me saktësi të llogaritjes deri në 95%.
Kjo kamera është veçanërisht e përshtatshme për aeroporte, qendra tregëtare, fabrika, banka, shkolla, institucione shtetërore dhe vende të tjera ku duhet të respektohet kufizime lidhur me numrin e personave të pranishëm.

Lexues i kodit QR i integruar në lexues e hyrjes
Zhvillimi i vaksinave kundër Covid-19 po shihet si një nga mënyrat për të hequr apo zbutur kufizimet që lidhen me pandeminë. Për këtë arsye, verifikimi i dokumentave të vaksinimit, atje ku kjo gjë kërkohet, ka qenë një sfidë e shtuar për industrinë e sigurisë. RATECH sjell ZPAD PLUS QR të ZKTeco, i cili integrohet me pajisjet e kontrollit të hyrje/daljeve,, për të shtuar leximin e kodeve QR si një element shtesë siguria.
Këta lexues mund të përdoren në skenarë të ndryshëm, si menaxhimi i vizitorëve, hoteleria, kompani me shumë punonjës, stadium, evente publike, etj. ata vendosen në porta apo turnstiles për të mundësuar hyrjen pa kontakt të personave që mbajnë një kod QR të vlefshëm vaksinimi.

Sisteme parkimi pa kontakt
RATECH është kompania e parë në Shqipëri që projekton dhe instalon sisteme parkimi pa biletë dhe më pagesë në kasa automatike. Një nga mënyrat për të garantuar një sistem parkimi pa biletë është përdorimi i kamerave që lexojnë target. Këto kamera janë veçanërisht të dobishme në parkime për rezidentë, të abonuar apo parkime që kanë një kohë parkimi pa pagesë. RATECH bashkëpunon me markën lider TRITON SYSTEMS për të sjellë sistemet e parkimit që mundësojnë hyrje me biletë, me kartë, me tah UHF të vendosur në makinë, me targë makine, si dhe metoda të shumta pagese: me lekë në dorë tek një operator, me lekë në dorë në një kasë automatike apo me kartë krediti.
Kur makina futet në parkimin që ka një sistem të tillë, kamera TLPR lexon targën, e ruan atë në databazë dhe hap barrierën. Kur makina del nga parkimi kamera lexon targën dhe, nëse makina nuk ka tarifa parkimi për të paguar, hap barrierën. Kjo është veçanërisht e dobishme në komplekset rezidenciale, në të cilët është e nevojshme të ruhet siguria e vendparkimeve të hapura. Po ashtu, në aeroporte apo qendra tregëtare, të cilat mund të kenë një kohë parkimi pa pagesë, makinat që nuk e kanë kaluar këtë kohë, lejohen automatikisht të dalin. Këtyre sistemeve mund t’u shtohet edhe një terminal bonus, i cili instalohet në dyqanet e qendrës për të hequr detyrimin për pagesë të klientëve që kanë bërë blerje. Në këtë mënyrë evitohen radhët në dalje në parkimet e qendrave tregtare.
