Drejtimi ekzekutiv

Laert Kasaj
Laerti është një sipërmarrës i sukseshëm që e ka kthyer pasionin e tij për elektronikën në një sfidë të vazhdueshme me vetveten.
Laerti është themeluesi i RATECH, liderit të shërbimeve të instalimit dhe integrimit të sistemeve të sigurisë në Shqipëri. Me fokus në të njëjtën fushë e duke ndërtuar mbi suksesin e RATECH, Laerti bashkëthemeloi SSD – Security Solution and Distribution, kompaninë më të madhe të distribucionit të produkteve të sigurisë në rajon. Me pasion dhe dedikim të pandalshëm, Laerti themeloi MR. LIGHT, kompaninë e pajisjeve dhe projekteve të ndriçimit industrial dhe ndriçuesve unikë të punuar me dorë me materialet më cilësore.
Ai ka filluar ndërkohë edhe sfidën e tij të re: KIRAÇ ELEKTRIK, gjigandin e markave më të mira të materialeve elektrike. Përveç këtyre, Laerti është themeluesi i disa kompanive të tjera që veprojnë në industrinë e mikpritjes apo edukimin dhe argëtimin e fëmijëve.

Juliant Sadikaj
Julianti është Drejtori i Departamentit të Projekteve në Ratech. Përpara se të merrte këtë pozicion ai ishte Menaxher Projekti dhe inxhinier projektimi.
Pjesë e RATECH që nga krijimi i tij, Julianti u pozicionua shpejt si lideri që mund të projektonte e zbatonte projekte me shtrirje të gjerë në llojet e teknologjive të përdorura. Për Juliantin, aftësitë teknologjike janë të pakufishme.
Në mes shumë projektesh të suksesshme, Julianti spikat për projektimin dhe zbatimin me sukses të sistemit të mbikqyrjes së gjerë të sipërfaqes së bazës ajrore ushtarake të Kleine Brogelit në Belgjikë. Një projekt me fushë të gjerë veprimi, numër të konsiderueshëm stafi dhe parametra rigorozë të vendosur nga klienti, përfundimi me sukses i të cilit e vendosi RATECH në një tjetër nivel.
Julianti ka një diplomë në navigacion dhe një diplomë në inxhinieri elektronike.

Brunilda Haxhiu
Bruna erdhi në Ratech në rolin e saj të parë si drejtuese, pas më shumë se 18 vjet eksperiencë si juriste.
Ajo sjell njohuri të thella të praktikave dhe procedurave ligjore në të gjitha fushat, por edhe eksperincë të gjerë në menaxhimin e projekteve dhe fondeve, të fituara gjatë punës me projekte ndërkomëbëtare.
Bruna është diplomuar në Shkollën e Magjistratutës dhe diplomën në drejtësi e ka marrë në Universitetin e Tiranës. Karrierën e saj e ka filluar si gjyqtare.
Kur nuk merret me detyrat e saj si drejtuese, Bruna ndjek pasionin e saj për të drejtat dhe avokatinë e viktimave të krimit. Në këtë fushë, ajo ka dhënë kontribut të vlerësuar gjerësisht dhe ka dhënë mësim për audienca të shumta.