
Arsyet pse keni nevojë për një sistem sigurie në shtëpinë tuaj
Nëse keni menduar ndonjëherë të instaloni një sistem sigurie (CCTV, alarm) për shtëpinë tuaj, por keni qenë të pasigurt, ne ju ofrojmë më poshtë disa arsye të forta për ta marrë më në fund këtë vendim, duke patur parasysh nevojat tuaja të përditshme.
1. Kriminaliteti mbetet një problem shqetësues në të gjitha shoqërite
Shifrat e kriminalitetit janë një çështje e debatueshme në të gjitha vendet e zhvilluara. Megjithëse statistikat tregojnë një ulje të vogël, por të qendrueshme të kriminalitetit, publiku gjerësisht beson të kundërtën. Ky perceptim që nuk është në linjë me realitetin ndikohet nga përhapja e gjerë e gazetarisë së skandaleve, si edhe mungesa e cilësisë dhe mjeteve të dukshme të sigurisë në vende publike. Duket se është një problem perceptimi, i cili mund të lehtësohet me mjete që nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me shkallën apo llojin e kriminalitetit. Pajisja e shtëpisë me sisteme siguriemund të përforcojë ndjesinë e sigurisë vetjake dhe familjare.
2. Sistemet e sigurisë në shtëpi frenojnë kriminelët e mundshëm
Ky pohim mund të pranohet si i vërtetë nga të gjithë, pa patur nevojë për ndonjë provë. Studimet tregojnë se një shtëpi me një sistem sigurie është trë herë më pak e rrezikuar nga vjedhja se një shtëpi pa sistem sigurie. Hajdutët nuk kanë dëshirë të vënë veten në rrezik të panevojshëm kur mund të shkojnë në një shtëpi tjetër, më pak të mbrojtur.
3. Sistemet e sigurisë në shtëpi ndihmojnë në monitorimin e fëmijëve
Ky është një përfitim shtesë i sistemeve të sigurisë. Ato ju krijojnë një ndjenjë shtesë siguria kur në shtëpi ndodhen fëmijët tuaj, si për t’i mbrojtur ata nga hyrjet e padëshiruara, ashtu edhe për të kontrolluar lëvizjet e tyre jashtë shtëpisë. Gjithashtu, shumë prindër zgjedhin të monitorojnë me kamera edhe ambjentet e brendshme të shtëpisë për të kontrolluar sjelljen e kujdestareve e dadove me fëmijët.
4. Sistemet e sigurisë ndihmojnë familjet me të moshuar apo të sëmurë
Një sistem sigurie në shtëpi mund t’ju sjellë siguri e qetësi mendore, nëse keni persona të moshuar apo të sëmurë në familje. Gjithashtu, një sistem siguria ndihmon të moshuarit apo të sëmurët që jetojnë vetëm që të ndihen më të sigurt e të kenë mundësi të lajmërojnë në një rast urgjence.
5. Sistemet e sigurisë ndihmojnë komunitetin
Kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka që ndodh rreth tyre. Pavarësisht qëllimit, për të cilin instalohet një sistem sigurie, ai mund të ketë regjistruar të dhëna që mund të bëhen të vlefshme për hetimin penal apo për persona të tjerë, të cilëve mund t’u jetë cënuar siguria.
6. Sistemet e sigurisë të japin qetësi mendore
Në fund të fundit, përfitimi më i madh i një sistemi sigurie është qetësia mendore. Me një sistem sigurie, shqetësimi për shtëpinë kur nuk ndodhesh aty është një çështje e kaluar. Pushimet shijohen në maksimum duke e ditur që shtëpia është nën mbikqyrje. Koha e punës kalon në qetësi duke ditur se prindërit, gjyshërit dhe fëmijët tuaj janë në duar të sigurta. Mbrojtja e fruteve të punës suaj nuk varet më nga rastësia; tashmë atë e keni vete në dorë.