LLOJET E ALARMEVE DHE SENSORËVE
Çdo person që zotëron një pronë rezidenciale apo tregtare është i interesuar ta mbrojë atë nga rreziqet. Në RATECH, ne ofrojmë lloje të ndryshme të sensorëve të sigurisë, të cilët ju ndihmojnë të kontrolloni pronën tuaj dhe ju japin paqe mendore, pavarësisht nëse jeni në shtëpi apo larg saj. Shumica e këtyre sensorëve të sigurisë mund të dërgojnë sinjalizime në pajisjen tuaj celulare për t’ju ndihmuar të merrni masa menjëherë.
Në këtë postim, duam t’ju japim informacion më të detajuar për shtatë lloje të ndryshme të sensorëve të alarmit, ndër të cilët duhet të zgjidhni kur të investoni për sistemet e sigurisë së pronës suaj. Të gjithë këta komponentë punojnë së bashku për të mbrojtur të gjithë pronën tuaj nga vjedhjet dhe aksidentet.
1. Sensorët e lëvizjes
Sensorët e lëvizjes mund të mbrojnë pronën tuaj nga vizitorët e padëshiruar, veçanërisht kur jeni larg. Këta sensorë përdorin teknologjinë infra të kuqe (IR) ose atë të radarëve me mikrovalë për të zbuluar lëvizjet në hapësirën, në të cilën janë vendosur. Për më tepër, disa modele mund të dallojnë ndryshimet në temperaturën e një zone për të konfirmuar nëse një person i padëshiruar ka hyrë aty. Distanca dhe ndjeshmëria e këtyre sensorëve mund të ndryshohet, në mënyrë që ata të mos dërgojnë alarme false. Disa marka të këtyre sensorëve janë në gjendje të dallojnë lëvizjen e kafshëve shtëpiake dhe të mos japin alarm për to.
2. Sensorët e dyerve dhe dritareve
Shumica e vjedhjeve ndodhin përmes hyrjes nga dera ose dritarja, kështu që mbrojtja e tyre është thelbësore për të ruajtur pronën dhe biznesin. Kur kombinohen me lloje të tjera të sensorëve, kontaktet e dyerve dhe dritareve janë një mjet shumë i mirë mbrojtjeje.
Këto pajisje zakonisht kanë një sensor dhe një magnet. Magneti futet brenda derës ose dritares dhe sensori ngjitet në kornizë. Nëse dera ose dritarja hapet, magneti ndahet nga sensori dhe kjo aktivizon alarmin.
3. Sensorët e thyerjes së xhamit
Sensorët tradicionalë kanë qenë në gjendje të dallojnë nëse një person hap derën ose dritaren. Teknologjia e fudit e sensorëve të xhamit ju lejon të dalloni nëse thyhet xhami, duke dhënë një element shtesë sigurie.
Këta sensorë përdorin mikrofona të integruar për të zbuluar zhurmën e thyerjes së xhamit. Shumica e sensorëve të xhamit përdorin, gjithashtu, zbulimin e dyfishtë të tingujve për të parandaluar alarmet e rreme, duke kapur zhurmën me zë të ulët të objektit që godet xhamin dhe kërcitjen me zë të lartë të xhamit që copëtohet. Pasi detektori ndjen frekuencën specifike të thyerjes së xhamit, ai lëshon alarmin.
4. Sensorët e temperaturës
Sensori i temperaturës monitoron hapësirën për ndryshime të papritura të temperaturës. Nëse ajri i brendshëm papritmas bëhet i nxehtë ose i ftohtë, kjo mund të jetë tregues i një problemi me sistemin HVAC. Tubat e ujit mund të ngrijnë dhe të shpërthejnë kur temperatura bie në mënyrë ekstreme, duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtim të pajisjeve hidraulike dhe të tjera. Në nxehtësi ekstreme ose lagështi të tepërt, myku mund të rritet dhe të përhapet në të gjitha ambjentet e mbyllura. Sensorët e temperaturës së lartë/të ulët ju ndihmojë të kontrolloni gjendjen e ambjentit të brendshëm të pronës dhe ta mbani atë komode për personat që banojnë ose punojnë aty.
5. Sensorët e përmbytjes
Sensorët e përmbytjes ju paralajmërojnë nëse ndodhin rrjedhje uji në zonat e mbuluara prej tyre. Kjo është shumë e rëndësishme pasi dëmtimet e pronës, veçanërisht shtëpive, nga uji janë shumë të shpeshta. Sensorët e përmbytjes zakonisht instalohen pranë linjave të ujit dhe instalimeve hidraulike, në bodrume, pranë bolierëve, pranë lavamanëve, etj. Sensorët veprëojnë njëlloj kur përmbytja vjen nga shkaqe natyrore (shi i dendur) apo nga keqfunksionimi i pajisjeve hidraulike dhe ju lejojnë të shmangni dëmtimet e mobiljeve, pajisjeve të tjera dhe pronës, në përgjithësi.
6. Sensorët e tymit dhe nxehtësisë
Detektorët e nxehtësisë dhe tymit janë një mjet shumë efektiv për mbrojtjen e pronës suaj nga zjarri. Në veçanti, kombinimi i tyre është shumë efektiv. Detektorët e tymit zbulojnë vatrën e zjarrit nga tymi që lëshohet dhe lajmërojnë për një rrezik imediat, kurse sensorët e nxehtësisë i shtojnë kësaj mbrojteje duke lajmëruar për rritjen e papritur të nxetësisë në një ambient. Detektimi i nxehtësisë është shumë efikas në parandalim, sepse mund të lajmërojë edhe përpara se zjarri të ketë shpërthyer.
7. Sensorët e monoksidit të karbonit
Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë dhe ngjyrë që mund të depërtojë ngadalë në ambientin tuaj dhe të zvogëlojë cilësinë e ajrit të brendshëm. Disa pajisje me gaz, si furra ose soba, të cilat punojnë me gaz, mund të kenë rrjedhje të padukshme të kësaj substance të dëmshme, e cila mund të marrë zjarr shumë shpejt. Për më tepër, helmimi nga monoksidi i karbonit mund të shkaktojë simptoma të tilla si humbja e vetëdijes, konfuzion, të vjella dhe dhimbje koke.